Përfshihet nga flakët restoranti në Librazhd, vetëm dëme materiale
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, mëngj...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, të riun që në ma...
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas plagosjes me plumb gome në sy të protestuesit Erion Vishkulli, ka çuar hetuesit tek Forcat e N...
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësi...
Revolta e studentëve dhe e pedagogëve përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe sot më 27 tetor. Protestuesit i kanë vendosur ...
Individët me paga bruto mbi 700 mijë lekë në muaj do të përballen me një normë më të lartë tatimi mbi t&e...
Gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm m...
Microsoft po ofron një plan të ri për largim vullnetar nga puna për rreth 60,000 punonjës në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi dh...
Në 6 Maj 2026, Gjykata e Durrësit ka caktuar seancës për nisjen e gjykimit ndaj 8 shtetaseve kineze, të akuzuara për “trafikim personash të rritur”, “prostitucion” dhe “shfrytëzim prostitucioni”, të arrestuara në flagrancë në një operacion të Policisë së Durrësit në dhjetor të vitit 2024.
Por, me shumë mundësi, seanca do të shtyhet, për shkak se asnjë prej të pandehurave nuk do të jetë në sallën e gjyqit. Dhjetë vajzat dhe gratë fillimisht u mbajtën në arrest në burg. Më tej, gjykata i zbuti masat e sigurimit, duke vendosur që ato të hetohen në gjendje të lirë nga Prokuroria e qytetit bregdetar.
Tashmë që hetimi ka përfunduar dhe ato duhet të përballen me ligjin shqiptar, asnjë prej tyre nuk gjendet në adresën e deklaruar të qëndrimit.
Në këto kushte, Gjykata e Durrësit ka vendosur t’i njoftojë të pandehurat për nisjen e procesit gjyqësor nëpërmjet “shpalljes publike”, një ndër format e fundit që parashikon Kodi i Procedurës Penale për vënien në dijeni të personave të interesuar.
Në 23 Prill 2026, gjyqtarja Emirjana Dimo ka nënshkruar nga një “shpallje publike” për secilën prej shtetaseve kineze, duke i njoftuar mbi zhvillimin e seancës gjyqësore.
Në total janë shpallur 8 njoftime publike, në drejtim të: (1) Yanxia Zhang, (2) Yang Jing, (3) Wuang Fen, (4) Tang Jing, (5) Qiaolan Zhang, (6) Lin Lin, (7) Li You, (8) Guangcheng Lin.
Gjykata, në shpalljen publike, thotë se “…Duke qenë se shtetaset, në cilësinë e të pandehurës në çështjen penale, nuk janë arritur të njoftohen në adresë me anë të fletë-thirrjes, njoftimi për zhvillimin e seancës gjyqësore do të kryhet me anën e kësaj shpalljeje”.
“Foleja” e prostitucionit
Në mes të dhjetorit 2024, Policia e Durrësit njoftoi rezultatet e operacionit policor, të cilit i vendosi emrin “Storm”.
Sipas uniformave blu, në vijim të një hetimi 4-mujor me metoda proaktive, u arrestua në flagrancë Guangtai Lin, 50 vjeç nga Kina, i dyshuar për “shfrytëzim prostitucioni”. Gjithashtu, Policia njoftoi se kishte ndaluar edhe 7 shtetase të tjera nga Kina, për veprën penale të “Prostitucionit”, të cilat identifikoheshin vetëm me iniciale: Y. D, T. J, M. H, Q. Zh, Ë. F, J. Y. dhe H. Ch.
Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetaset kineze rekrutoheshin nga një grup i strukturuar kriminal, pjesë e të cilit janë shtetasit kinezë G. L. dhe Y. Zh., lindur dhe banues në Kinë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë në Vietnam, ende të paidentifikuar, pasi i rekrutonin shtetase kineze në Kinë, i dërgonin për kryerjen e aktivitetit kriminal të prostitucionit në Shqipëri, ku siguronin apartamente dhe makina me qira për kryerjen e këtij aktiviteti.
Nga hetimet rezultoi se ky grup kriminal përfaqësohej në Shqipëri, nga shtetasi G. L., i cili bënte menaxhimin dhe kontrollin financiar të shtetaseve kineze që ushtronin aktivitetin kriminal në Shqipëri. Shumat e parave të përfituara nga ky aktivitet kriminal, ky shtetas i dërgonte tek shtetasja Y. Zh., që jeton në Bahrein, e cila bënte ndarjen e parave, 25% të fitimit i merrte për vete, 35% i merrte grupi që drejtonte aktivitetin kriminal nga Vietnami dhe 40% i merrnin vajzat e rekrutuara, si pagë, në bankë.
Një akt i rëndë është regjistruar në jug të vendit. Në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë, në zon&...
Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ko...
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Policia zbardh se nga shpërthimi i...
Zgjedhjet për kreun e degës së PD janë ndërprerë vetëm pak minuta pas nisjes. Sipas raportimeve Komisioni ka marrë kuti...
Që prej vitit 2024, operatorët celularë kanë rezervuar të drejtën për të indeksuar çdo vit çmimet e tyre m...
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele n&...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 80.7 lekë, në shitje me 81.7 lekë. Euro do të blihet me 94...
TIRANË- Moti sot vijon të jetë me të njëjtat kushte atmosferike. Sipas Meteoalb paraditja dhe pasditja do të jetë e kthjell&e...
Li Jianhong, drejtues dhe president i ‘Xinjiang Grand Scape Group’ dhe themelues i resortit ‘Silkroad Mountain’ në Urumqi, ka nd&eu...
Banorët e fshatit Gjoricë vijojnë të ngrenë zërin për projektin e ndërtimit të paneleve fotovoltaike, të cil&e...