Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit
AKTUALITET

Gjyqi i Laert Haxhiut/ Mbrojtja kërkon 60 dëshmitarë, mes tyre babanë e Noizyt dhe Cllevion

P
Piranjat22 April 2026, 12:24 · 2 min lexim
Gjyqi i Laert Haxhiut/ Mbrojtja kërkon 60 dëshmitarë, mes tyre

Seanca e radhës e procesit gjyqësor ndaj Laert Haxhiut u zhvillua këtë të mërkurë. Gjatë seancës, mbrojtja e të pandehurit ka kërkuar thirrjen e rreth 60 dëshmitarëve, duke argumentuar se dëshmitë e tyre janë të nevojshme për sqarimin e rrethanave të çështjes.

Vetë Haxhiu, i cili mbahet në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë, nuk u paraqit fizikisht në sallën e gjyqit.

Lidhur me vendosjen e tritolit në dyqanin e reperit Noizy në Durrës, avokatët e tij kërkuan që të thirren si dëshmitarë Bashkim Rajku, babai i reperit të njohur, si dhe Kleviol Ahmetaj, i njohur me nofkën “Cllevio”, i cili është ekstraduar disa muaj më parë nga Dubai.

Nga ana tjetër, prokurori i SPAK, Behar Dibra, kërkoi që procesi i marrjes së provave të nisë me dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë Artan Tafani, rrëfimi i të cilit ka zbardhur dhe rënduar pozitën e grupit të Laert Haxhiut.

Seanca e radhës është caktuar për më 29 prill, në orën 08:30, ndërsa mbetet e paqartë nëse Laert Haxhiu do të paraqitet për tu përballur në GJKKO me ish-bashkëpunëtorin e tij.

Haxhiu ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare, teksa mbi të rëndojnë disa akuza të veprave të rënda penale.

32-vjeçari njihet si organizatori dhe një nga autorët e masakrës së Lushnjes, ngjarje kjo e ndodhur në tetor të vitit 2017 ku u ekzekutuan Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, ndërsa u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.

Shënjestra ishte Xhulio Shkurti, nipi i ish-kreut të bandës së Lushnjes, Aldo Bares, armik i Haxhiut.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.