AKTUALITET

Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhiut/ Babai i Noizyt: Nuk e di kush e sulmoi lokalin, ishim në gjumë. Kleviol Ahmeti ka pasur fërkime me djalin

Piranjat Përditësimi i fundit 13 May 2026, 17:24
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhiut/ Babai i Noizyt: Nuk e di kush e

Në Gjykatën e Posaçme, po zhvillohet seanca e radhës ndaj bandës së Laert Haxhiut, ku dëshmitar është babai i reperit të njohur, Noizy, Bashkim Rajku. Ai ka rrëfyer se në momentin e ngjarjes ka qenë në banesë dhe ka dëgjuar zhurmën nga sulmi ndaj lokalit që ndodhej në të njëjtin objekt. “Kur ka ndodhur ngjarja kemi qenë në gjumë. Zbritëm dhe pamë xhamat e thyer, gjithçka e shkatërruar”, tha Rajku, duke shtuar se nuk kishte dijeni për autorët dhe se nuk kishte konflikte të mëparshme me askënd.

Ai u pyet gjithashtu nga prokurori për emrin e Kleviol Ahmetit, për të cilin pranoi se ka pasur “fërkime” me djalin e tij për çështje xhelozie në muzikë, por mohoi të ketë pasur përplasje fizike. Në të njëjtën seancë ka dëshmuar edhe Juxhin Kajdo, i cili ishte dëshmitar okular në atentatin ndaj Kujtim Metës në Lushnjë. Ai përshkroi momentin e sulmit, duke thënë se një person i maskuar iu afrua viktimës dhe u dëgjuan të shtëna.

Pjesë nga diskutimet në sallë:

Bashkim Rajku: ngjarja ka ndodhur para 4 vitesh në 2022. Unë në ato momente kam qenë në gjumë. Kemi gjetur lokalin të shkatërruar. Banesën e kam në të njëjtin objekt, e kemi dëgjuar zhurmën. Kur ka ndodhur ngjarja ka qenë i mbyllur lokali. Administratorja e dyqanit të rrobave është vajza ime, nuk ka qenë aty. Djali im është muzikant. Kur ka ndodhur ngjarja nuk e mbaj mend ku ka qenë. Djali jeton në banesë tjetër, aty afër, në të njëjtin pallat. Zbritëm kur dëgjuam zhurmën. Kur zbrita poshtë, nuk e di nëse ka zbritur njeri tjetër. Pashë xhamat e thyer, prishur gjithçka. Lokali 100 metër katror, në kat të parë të pallatit. Roje s’ka pasur. Ne nuk dimë asgjë me çfarë lidhej ngjarja. Nuk e njoh as nuk e di autorin. S’kemi pasur probleme me askënd. Djali artist është, ku di gjë unë… Konflikt të madh nuk kemi, por çështje xhelozie…

Prokurori: E ke dëgjuar një Kleviol Ahmeti?

Bashkim Rajku: Ka pasur fërkime, çështje xhelozie me djalin tim. Më duket se nga Lushnja është.

Prokurori: Kur thoni xhelozi, për çfarë?

Rajku: Për punë muzike, edhe ai është këngëtar. Nuk di të ketë pasur konflikt fizik mes tyre.

Juxhin Kajdo, dëshmitar okular në tentativën e vrasjes së Kujtim Metës në prill 2022 në Lushnjë, dëshmoi të mërkurën në gjyqin ndaj të akuzuarve si anëtarë të një grupi kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu. Autorësinë e atentatit e ka pranuar i penduari i drejtësisë në këtë proces, Artan Tafani, i cili ka pretenduar se ngjarja ishte porosi e Haxhiut.

Dëshmitari Juxhin Kajdo: Kujtim Metën e njoh. E kemi komshi në Lushnjë. Ditën që ka ndodhur atentati ndaj tij, isha duke pirë kafe me tim vëlla. Aty erdhi një person i maskuar, me kapele me syze. Dëgjuam krisma. Unë u fsheha poshtë tavolinës. Pastaj një person aty po thoshte “ndihmë, ndihmë!”. E mora unë bashkë me pronarin e lokalit dhe e çuam në spital. Kujtimi erdhi në lokal 15 minuta pasi isha ulur unë. U ul 2-3 tavolina më larg. U përshëndetëm dhe vazhdova kafen me vëllain. Nuk mbaj mend karakteristika të tjera të atij personi të maskuar.

Ai erdhi, iu afrua Metës.

Nuk di të them 1 a 2 metra larg. Kur dëgjuam krisma unë u ula poshtë, ndërsa vëllai vrapoi jashtë. Pastaj dola edhe unë jashtë. Unë kisha traumë. Vëllai ka qenë shumë keq pas ngjarjes. Tek lokali kam shkuar pas 1 muaj e gjysmë, se pata traumë me vëllain. Laert Haxhiun e kam dëgjuar vetëm si emër, si lushnjar, kaq.

Ne dolëm gjatë krismave, pasi ai e ndoqi nga mbrapa.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?