Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Gjyqi ndaj Shkrelit/ Dëshmitarët me rrëfime kontradiktore, zbardhen kundërshtitë e SPAK-ut

P
Piranjat 2 April 2026, 17:16 · 5 min lexim
Gjyqi ndaj Shkrelit/ Dëshmitarët me rrëfime kontradiktore,

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca e radhës ndaj kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, ndaj të cilit SPAK ka ngritur akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje. Ashtu sikurse në seancën e kaluar Prokuroria e posaçme edhe këtë të premte ka vijuar me pyetjen e dëshmitarëve të thirrur në këtë proces.

Të paktën dy prej dëshmive janë rrëzuar nga SPAK, për të cilët gjykata miratoi kundërshtimet, me pretendimet se para hetuesve kanë dhënë deklarime ndryshe nga sa dhanë këtë të enjte para togave të zeza, sa iu takon çështjes së votave në këmbim të punimeve për lidhjen e energjisë elektrike dhe mjeteve që janë përdorur.

Dod Martini: ‘Banoj në fshatin Stajke. 20 vite kemi qenë pa drita. Është bërë një investim, po unë kam qenë në Itali që në Qershor 2025 dhe jam kthyer tani. Kristian Shkreli e di që është kryetar bashkie. Jemi ankuar për dritat para dy vitesh te Kristiani. Jemi ankuar te bashkia me vëllain, Kolën dhe me disa persona ta tjera. Kemi shkuar edhe në zyra ta tjera, por nuk kemi gjetur zgjidhje. Gjatë takimit nuk kemi biseduar për vota as për mbështetje politike.’

Por SPAK ngriti disa pyetje ndaj tij, përmes të cilave pretendoi se dëshmitari nuk po rrëfen të vërtetën, pasi gjatë marrjes në pyetje në kohën kur janë kryer hetimet ka dhënë deklarime të tjera nga sa thotë në gjykatë, dhe për këtë kërkoi kundërshtimin e thënieve këtë të enjte, që u pranuan nga gjykata.

‘Gjatë takimit kryetari na kërkoi mbështetjen për Tom Doshin, pas takimit vendosi shtyllat elektrike’, citoi prokurori Prençi nga dëshmia e Martinit dhënë në SPAK më herët.

Ky i fundit deklaroi se ka shkuar në takim te Shkreli, pasi e mbajti fjalën. Dëshmitari tjetër që u paraqit ishte Frrok Marku.

Frrok Marku: ‘Unë punoj në OSHEE në Vau Dejës. Në Stajkë është bërë një remont na ka njoftuar shefi i ekipit të OSHEE. Ka ardhur baza materiale dhe kemi bërë montimin e bazës materiale. Investimi është bërë para zgjedhjeve. Gjithë kohës, ajo zonë ka qenë pa drita. Unë kam punuar aty. Afërsisht kemi punuar rreth 3 ditë. Unë punoj në OSHEE që në vitin 2002 dhe kjo zonë ka vite që është në këtë gjendje. Ne kemi punuar me mjetet shtetërore. Di që ka punuar një fadromë. Asnjëherë nuk më ka marrë në telefon Kristian Shkreli për të mbështetur as për të votuar. Investimi s’ka lidhje me Bashkinë’.

Dëshmitari tjetër që u paraqit ishte Antonio Bashaj.

Antonio Bashaj: ‘Unë punoj elektricist në Vau Dejës. Në lidhje me një investim në fshatin Stajkë na ka thirr përgjegjësi jonë dhe na ka thënë se do vihen disa shtylla. Baza materiale kanë ardhur nga Shkodra. Automjetet e punës nuk e di nga kanë ardhur. Di që ka qenë edhe një fadromë. Ajo është përdorur për hapjen e gropës. Punimet aty janë bërë me urdhër të eprorit dhe jo Kristian Shkreli’.

Dëshmitari tjetër Izmir Mucaku: ‘Unë punoj në OSHEE, ndihmës elektricist në Vaun e Dejës për gati 2 vite. Kemi marr urdhër nga shefi jonë për të punuar në fshatin Stajkë. Unë marr materialet dhe ia jap punëtorëve. Kam punuar vetëm dy ditë. Janë vendosur shtylla betoni dhe tela të rinj. Kanë qenë makinat e OSHEE.’

Prokurori: ‘Kundërshtoj dëshminë sepse ka deklaruar ndryshe sa i përket mjeteve të përdorura gjatë punimeve’.

Në seancën e radhës do të dëshmojnë 4 persona të tjerë. Gjyqi i radhës u caktua më datën 27 prill ora 13:00.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.