Gjyqi për atentatin ndaj Arjan Ndojës, SPAK do të dëgjojë dëshminë e Halit Valterit

Procesi gjyqësor ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polovinës, të akuzuar për atentatin e 1 nëntorit 2019 ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ka shënuar një zhvillim të rëndësishëm në Gjykatën e Posaçme.
Mësohet se, trupi gjykues ka pranuar kërkesën e palës mbrojtëse për thirrjen si dëshmitar të ish-deputetit Halit Valteri.
Ky vendim hap një dritare të re në procesin ndaj të pandehurve, të cilët akuzohen nga SPAK për sulmin e armatosur në mbikalimin e Shkozetit, ku mbeti i plagosur ish-prokurori, sot deputet i PD-së.
Atentati ndaj Prokurorit Arjan Ndoja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019. Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja.
Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë dy ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Lexo edhe
AKTUALITET
SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

Vrasja e Renis Dobrës/ Gjykata e Posaçme zgjat me 3 muaj hetimet për 3 vëllezërit Bushgjokaj

Zjarr në lagjen '15 Tetori' në Vlorë, flakët përhapen nga era pranë banesave

Arrestohet autori i dyshuar i plagosjes me thikë të 22-vjeçarit, gjendet arma e krimit

Arti fierak në zi, ndahet nga jeta ikona e humorit

Leja e Ramës/ Kreu i “Grupit Aruba”, Artur Shehu, me restorant brenda në det, ujërat e ndotur derdhen në breg

Gjinekologu: Nëse vajzat shqiptare lindin në të 20-tat, do mbylleshin qendrat e infertilitetit

Marbella, baza e kokainës në Europë/ Gazetari Manu Marlasca ngre alarmin: Grupet shqiptare kanë marrë hov në trafikun e drogës





