FoxNews: Goditje nga Washingtoni për qeverinë Rama, kongresmenët kërkojnë kufizime vizash për zyrtarët e korruptuar
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rru...
Autoriteti tatimor i Hungarisë ka bastisur disa lokacione dhe ka bërë arrestime. Bastisjet erdhën pas një raporti të 25 gushtit t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, por vendosi të vaz...
E pra miliarda euro dhe miliona metra katrorë të shqiptarëve të grabitura për rrugë që shemben dhe privatizim i sektorit më strategjik të vendit, atë energjitik. Në emisionet e kaluara kemi trajtuar hollësisht një auditim të ushtruar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Bashkinë Fier. Audituesit e KLSH-së kishin analizuar kontratat e qirasë të lidhura nga Bashkia Fier me disa subjekte private dhe kishin rezultuar në shkelje flagrante të ligjit.
Plug analizoi këto kontrata dhe sigurisht toka e fermerëve të Fierit tashmë iu dha një grupi klientësh pranë qeverisë për ndërtimin e parqeve fotovoltaike. E nuk ishin personazhe anonim por të lidhur ngushtësisht me Belinda Ballukun si 4 AM e Ardit Metaliaj, 2T e vëllait të Gramoz Sakos, vajzës së Fatmir Xhafaj etj.
Veç këtyre personazheve nga auditimi i KLSH-së me të njëjtat shkelje për marrjen e tokës së fermerëve të zonës rezultonte edhe një kompani jo shumë publike, Agro Roma 2019. Kjo kompani rezulton të jetë në pronësi të ish-futbollistit të kombëtares Igli Tare, i cili vetëm pak kohë më parë, u raportua nga mediat teksa shkonte në ambientet e kryeministrisë, duke aluduar se po takohej me kryeministrin EdI Rama.
Të gjithë e kemi duartrokitur në fushë kur luante me fanellën e kombëtares. Por sot ky emision nuk do të flasë për futbollistin, por për shtetasin Igli Tare, vëllain e Agron Tare, i cili ka mbajtur disa funksione të larta në administrate e Këshill të Ministrave. Kujtojmë se gjate kohës qe Tare regjistronte kompaninë që mori pronë shtetërore në Fier, i vëllai mbante një detyrë shumë të rëndësishme, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës.
Igli Tare para emërimit të Belinda Ballukut si Ministre e Energjisë dhe Infrastruturës në dhjetor 2018, nuk kryente ndonjë aktivitet të madh fitimprurës në Shqipëri, por gjithçka do të niste pasi Belinda Balluku do të ngjiste shkallët në majën e pushtetit. Sipas investigimit Igli Tare dhe Belinda Balluku kanë një marrëdhënie të afërt që nga viti 2014, e i takon SPAK të faktojë nëse edhe nisja e bizneseve nga Tare e rritja e tyre lidhet ekskluzivisht me Belinda Ballkun.
Por një gjë është e sigurt, suksesi i këtyre bizneseve, si në ndërtim apo energjetikë është pikërisht brenda fushës së veprimit të kompetencave të Ballukut. E ndërsa Tare vijonte të korrte sukses financiar në Shqipëri, Belinda Balluku nuk nguronte ta uronte për sukseset e tij në atë që di të bëjë më mirë, futbollin.
Por të rikthehemi në investigimin tonë. Në dhjetor të vitit 2018 themelohet kompania Agro Roma e cila regjistrohet në QKB në datën 25.01.2019, me administrator Aleksandra Tare, nëna e Igli Tare e datëlindjes 1951.
Bilanci i parë i depozituar në QKB është ai i vitit 2020. Sipas këtij bilanci kompania ushtron aktivitet në fushën e ndërtimit, ka një punonjës dhe nuk deklaron të ardhura por shprehet se ka detyrime ndaj ortakut mbi 300.000 euro me kursin e sotëm.
Pra kompania ka kryer shpenzime çka na bëri të dyshojmë se këto shpenzime mund të lidhen me aplikimin për leje ndërtimi.
Në janar 2021 administrator emërohet shtetasi Soni Agalliu, i cili është kushëri i shtetasit Igli Tare.
Në bilancin e vitit 2021, dyshimet tona faktohen. Agro Roma 2019, tashmë deklaron si inventar 99 milion lekë ose 990.000 euro me kursin e sotëm ndërtim, ndërsa për vitin 2020 kjo vlerë ishtë 790.000 euro.
Ndërkohë që kjo kompani kishte si punonjës vetëm Soni Agalliun dhe mamanë e Igli Tare, Aleksandra Tare.
Plug investigoi edhe më tej dhe rezultoi se Edi Rama dhe Belinda Balluku i kishin miratuar leje ndërtimi kësaj kompanie në një nga zonat e shtrenjta të Tiranës.
“Objekt me funksione komplekse, shërbim, hoteleri dhe rezidencial", prane Zogut te Zi, Tirane. /Plug/
Ajo nuk rrëfen vetëm krimin… por jetën që ka mbetur pas tij, si një rrugë pa kthim, ku çdo hap të kthen së...
Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në zonën e Tragjasit, në Vlorë. Sipas ...
Një operacion i Policisë së Shtetit është zhvilluar mbrëmjen e sotme në një nga lagjet pranë Universitetit në ...
Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Aeroportin e Malpensës nga policia italiane, pasi rezultonte i shpallur në kë...
Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues ...
Prokurori i SPAK, Dritan Prençi kërkoi të mërkurën në gjykatë sekuestrimin e rreth 100 pasurive të Anton Gjinajt alias...
Një person është ndaluar gjatë një kontrolli të kryer në burgun e Fushë Krujës. Mësohet se një shtetase ...
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Tepelenë–Krahës, në afërsi të fshatit Iliras, ku dy automjete ...
Kriminelët nga Shqipëria dyshohet se i kanë joshur viktimat drejt investimeve të rreme, duke shkaktuar dëme prej më shumë se ...
Identifikohet viktima e aksidentit të rëndë rrugor të ndodhur regjistruar pasditen e sotme në Fier, ku një person ka humbur jet&eu...