Goditën me gërshërë dhe sende të forta pronarin e servisit në Korçë, 3 në pranga. Procedohet dhe biznesmeni

Tre persona janë arrestuar në flagrancë dhe një tjetër është proceduar penalisht pas një konflikti të ndodhur në një servis makinash në lagjen nr. 10 të Korçës.
Sipas Policisë, shtetasit e arrestuar janë E. D., 39 vjeç, banues në Korçë; E. Th., 40 vjeç, banues në Tiranë; dhe L. M., 34 vjeç, banues në Korçë. Ndërsa pronari i servisit, R. Xh., 35 vjeç, u procedua për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Hetimet tregojnë se E. D. dhe E. Th. shkuan me një automjet tek servisi për pakënaqësi lidhur me një shërbim dhe goditën pronarin me sende të forta dhe mjet prerës. L. M., i cili ndodhej rastësisht në vendngjarje, u përfshi gjithashtu në konflikt. Gjatë përleshjes, R. Xh. plagosi lehtë E. Th. dhe L. M. me një gërshërë pune.
Si prova materiale u sekuestruan automjeti dhe mjetet prerëse, përkatësisht një bisturi-thikë dhe një gërshërë. Pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, të dëmtuarit u larguan në banesa.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme, ndërsa Policia thekson se vijon hetimin për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lexo edhe
AKTUALITET
EMRAT/ Gati për të shitur armë zjarri, policia u ngre “pritë” trafikantëve në Kamzë. VIDEO nga operacioni

Plan për të grabitur argjendarinë në Pogradec, arrestohen dy “skifterët” nga Laçi, e pëson edhe një tjetër

Pas më shumë se 1 viti, kontejnerët me mbetjet toksike zhvendosen nga zona e sektorit, pranë fshatit Vrinas

I riu shqiptar udhëton në autostradë me shpejtësi marramendëse, arrestohet në mes të natës

Magazina u shndërrua në “shtëpi bari” në Shijak/ Në pranga 4 persona, në kërkim një nga bashkëpunëtorët

Fluturim pezull/ Mes konflikteve të aksionerëve, a do të fillojë punë Aeroporti i Vlorës?

Lëvizjet me skuter ngjallin dyshime te policia, i riu shqiptar kapet me gjysmë kg kokainë

“Shumë shpejt do të ketë rezultate!”, gazetarja plas bombën: Një deputete e PS është nën hetim nga SPAK!





