Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Goditet grupi i drogës në Spanjë/ Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë, mes të arrestuarve një shqiptar

P
Piranjat27 July 2026, 14:37 · 2 min lexim
Goditet grupi i drogës në Spanjë/ Sekuestrohen 2.6 tonë

Autoritetet policore sekuestruan më shumë se 2.6 tonë kokainë – me një vlerë prej rreth 500 milionë eurosh në tregun e shitjes me pakicë – në brigjet e Portugalisë në Atlantik, njoftoi të hënën Policia italiane e Kufirit dhe Doganave.

Droga u gjet në bordin e një gomoneje të shpejtë për lundrim në det të hapur – një mjet që kontrabandistët e përdorin zakonisht për të marrë ngarkesat e paligjshme të hedhura në det nga anije të mëdha që vijnë nga Amerika e Jugut – thuhet në njoftimin e Policisë Financiare italiane.

Katër persona që ndodheshin në mjet u arrestuan: dy shtetas spanjollë, një banor i Gjibraltarit dhe një shtetas shqiptar me vendbanim në Itali.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet spanjolle dhe portugeze, ndërsa hetimet u koordinuan nga prokurorët italianë në qytetin verior të Breshias.

Sipas autoriteteve italiane, vlera e kokainës në tregun me shumicë vlerësohet në rreth 78 milionë euro.

Pasi të përzihej me substanca të tjera dhe të shitej në tregun me pakicë, ajo mund të gjeneronte të ardhura prej rreth 500 milionë eurosh.

Shtetas shqiptarë janë përfshirë vazhdimisht në hetime ndërkombëtare për trafikimin e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës.

Autoritetet në Itali, Belgjikë, Holandë dhe Spanjë kanë identifikuar gjatë viteve të fundit grupe kriminale shqiptare si pjesë të rrjeteve që organizojnë transportin, magazinimin dhe shpërndarjen e drogës, shpesh në bashkëpunim me organizata kriminale nga vende të tjera.

Sipas agjencive evropiane të zbatimit të ligjit, këto rrjete kanë zgjeruar aktivitetin e tyre veçanërisht në tregtinë e kokainës, duke shfrytëzuar rrugët detare që lidhin Amerikën e Jugut me Evropën./ REL/

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.