Goditet skema e mashtrimit me Call Center, 4 të arrestuar, procedohen 61 punonjës

Një rast i mashtrimit të qytetarëve përmes call-center është goditur nga Krimi Ekonomik dhe Kibernetik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në qytetin e Shkodrës.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ndërhyrjes së Policisë u arrestuan në flagrancë 4 shtetas të dyshuar si organizatorë dhe drejtues të veprimtarisë kriminale.
Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale F. P., 37 vjeç, L. M., 43 vjeç, B. N., 41 vjeç dhe N. B., 42 vjeç, të gjithë banues në Shkodër dhe zonën e Bajzës.
Ndërkohë, në ambientet e subjektit u kapën 61 punonjës, të cilët po ushtronin aktivitetin në momentin e ndërhyrjes së policisë. Për ta ka nisur procedimi në gjendje të lirë.
Gjatë kontrollit, autoritetet sekuestruan 152 pajisje elektronike, përfshirë kompjuterë, laptopë dhe pajisje të tjera që dyshohet se përdoreshin për mashtrim kompjuterik.
Lexo edhe
AKTUALITET
Hapja e Shkollës Kombëtare të Fluturimit/ Rama: "Black Hawk” nga SHBA do t’i shtohet këtyre forcave

Eksperti italian i krimit: Mafia shqiptare kontrollon pjesën më të madhe të trafikut të kokainës në Evropë

Padia e Veliaj kundër Ols Dados/ Shtyhet seanca në Gjykatën Administrative, shkak mungesa e avokatit

Fundjavë më e freskët, parashikimi i motit për ditët në vijim

Kishin kultivuar 1874 bimë kanabis, arrestohen babë e bir në Kukës

Denoncimi/ Pamje skandaloze nga Droboniku i Beratit! Banorët: Rruga po na shkatërron makinat çdo ditë

Zjarri përfshin një banesë në Lushnje, dëme të mëdha materiale/ Zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët

SPAK kërkon sërish arrestimin e Ballukut? Klodian Braho: Mungesa e masës dëmton hetimin. Për ne deputeti s’duhet të ketë imunitet





