Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave  Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë
AKTUALITET

DETAJE nga operacioni i Call Center-ave në Tiranë, kush janë të arrestuarit

P
Piranjat14 April 2026, 09:25 · 2 min lexim
DETAJE nga operacioni i Call Center-ave në Tiranë, kush janë

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni policor ku janë goditur disa call center-a të dyshuar për aktivitet të paligjshëm në fushën e mashtrimit kompjuterik.

Gjatë ndërhyrjes janë arrestuar disa persona, ndërsa më shumë se 80 operatorë të gjetur brenda ambienteve të zyrave janë shoqëruar dhe marrë në pyetje nga autoritetet.

Gjatë kontrollit të ambienteve, agjentët e policisë kanë sekuestruar mbi 800 mijë euro cash, si dhe një sasi të konsiderueshme pajisjesh elektronike, përfshirë kompjutera, servera, USB dhe sisteme kamerash, të cilat dyshohet se janë përdorur për realizimin e aktivitetit kriminal.

Në total, operacioni ka goditur tre call center-a, por hetimet kanë çuar edhe në identifikimin e disa bazave të tjera të ngjashme, të cilat janë aktualisht nën verifikim nga organet ligjzbatuese.

Mes personave të arrestuar janë Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra, të cilët dyshohet se konvertonin shumat e përfituara në kriptomonedha për të fshehur gjurmët e parave.

Hetimet paraprake tregojnë se nga ky aktivitet janë mashtruar mijëra qytetarë europianë, ndërsa dëmi ekonomik përllogaritet të jetë mbi 50 milionë euro.

Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për shtetasit Eduart Dalla, Mateo Hoxha, Tedi Agastra, Ledio Toçi, Xhoel Mekollo, Marsel Lami dhe Xhoji Hitaj.

Ndërkohë, për Aida Vokli dhe Ledjon Cenaj është vendosur masa “ndalim i daljes jashtë vendit”.

Eduart Dalla
Mateo Hoxha
Tedi Agastra
Ledio Toçi
Xhoel Mekollo
Marsel Lami
Xhoji Hitaj

Ndalim dalje jashtë vendi
Aida Vokli
Ledjon Cenaj

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.