AKTUALITET

Goditja e grupit Rraja nga SPAK/ Zbardhet dosja, si Përparim Rraja bashkëpunoi për trafikimin e kokainës

Piranjat Përditësimi i fundit 14 December 2025, 14:00
Goditja e grupit Rraja nga SPAK/ Zbardhet dosja, si Përparim Rraja

Janë zbardhur detaje të dosjes hetimore të SPAK, që goditi pak ditë më parë grupin kriminal Rraja, ku në pranga përfundoi Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja dhe kushëriri I tij, Përparim Rraja. Sipas prokurorisë, grupi kriminal dyshohet për 3 episode trafiku, droge, dy prej të cilave marijuanë, dhe një kokainë.

Lidhur me trafikimin e sasisë prej 475 kg kokainë që u bllokua në Portin e Vlissingon në Holandë, me 23 nëntor 2020 rezulton se porositësi dhe organizatori kryesor është I dyshuari Ervis Shuli. Ai rezulton se komunikonte në Sky ECC me Përparim Rrajës, kushëririn e ish-deputetit Rrahman Rraja dhe në ngarkesë ka future dy kg drogë për llogari të tij, pasi e dinte se në atë kohë Përparimi nuk ushte mirë nga ana financiare.

“Vlla, ti cop ti kam pas fut me leket e mia, se e di se nuk e lekë, por mos ta ni”, i shkruan Shuli -Përparim Rrajës.

Në vijim, ai i shpjegon edhe një debat me një person nga Fushë Kruja, që nuk i ka paguar lekët e kokainës.

“Ku është ai k.,.. A më ka thënë kam ardhur në Shqipëri.

Po the për atë fushëkrujsin.

Ai më ka thënë jam aty, e jam me ty.

Tani që malli është kap. Ka dalë në gazetë. Më shkruan një mesazh se kam takuar ty e djalin e deputetit e ju i keni thënë shikoje se ta ka fut. Se ka desh me te marr lekët”, shkruan Shuli.

Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit ndërkohë rezulton të jetë i përfshirë në trafikimin e sasisë prej 236 kg marijuanë, që u sekuestrua në një kamion në Turqi me 26 janar 2021.

Rexhep Rraja dyshohet të ketë bashkëpunuar në këtë episod me Elton Bogdanin, i dënuar nga drejtësia turke, Bujar Sefën, Agim Ninën, Jani Çavëm.

Përparim Rrajën, Aldo Gjinin, Gazmir Rrajën, Martivin Bushatin, si dhe dy persona të paidentifikuar. Sikurse rezulton në dosje, Rexhep Rraja kishte në Sky Ecc nofkat “XR1” New Sky dhe Nkëmb. Ndërsa, thuhet se lënda narkotike ishte mbështjellë me letër alumini dhe mbi të ishin vendosur shenja për të dalluar se kujt I përkisnin pakot.

Grupi kriminal përbëhej nga 14 persona, ku 10 janë vënë në pranga ndërsa 4 vijojnë të jenë në kërkim.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?