Gonxhja ofendon protestuesit: Tufë budallenjsh! Fatura 4.3 mln euro e koncertit u takon atyre

Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh të koncertit të Kanye West do të binte mbi ata protestues që tentuan ta minojnë dhe sabotojnë ngjarjen.
Këtë deklaratë e bëri në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, ku u diskutua Akti Normativ për financimin e koncertit të reperit amerikan, teksa tha se një pjesë e protestuesve, qëllimisht apo jo, sipas tij, po i shkaktonin një dëm të madh vendit dhe eventit.
“Përballemi me një situatë ku koncerti u kthye në një mulli ere ndaj të cilit u lëshua çdo Don Kishot dhe çdo protestues i asaj pjesës që le të themi që po anatemonte dhe luftonte objektivin e gabuar, në këtë rast Kanye West dhe koncertin dhe i sabotuar, minuar dhe vënë në qendër të vëmendjes të një liste objektivash të një proteste që në disa aspekte të saj linte shumë për të dëshiruar.Flas për pjesën e dhunshme, bullizuese dhe pjesën që mendoj se nuk ka qenë e ndërgjegjshme për dëmet që mund t’i shkaktonte vendit dhe eventit dhe për dëme që ndoshta mund të maten edhe me fatin e kostos së faturës së këtij akti normativ.
Unë mendoj se nëse do të kishte një nipt ajo pjesë e protestës, kjo faturë e koncertit i takonte asaj pjesë të protestës që ose qëlimisht, ose nga padia, ose nga injoranca apo keqdashja.…”, theksoi Gonxhe.
Deklarata e tij shkaktoi reagimin e deputetit demokrat Oerd Bylykbashi, i cili e cilësoi si një fyerje ndaj protestuesve. Gonxhja e vijoi edhe më tej, teksa i cilësoi protestuesit si “një tufë budallenjsh” që hedhin gurë dhe pllaka drejt Kuvendit.
“Nuk diskutohet respekti ynë për institucionin e protestës, por një tufë budallenjsh që gjuan me gurë dhe pllaka drejt parlamentit nuk diskutohet që populli e ka thënë hapi rrugë budallait. Ne atë tufë e cilësojmë të atij niveli.”, tha ai.
Lexo edhe
AKTUALITET
Skandali financiar në postën e Durrësit/ Burri i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e financës: Makina luksi e biznese me 60 mijë lekë ...

Para me thasë/ PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

Aksident në Elbasan/ Po kalonte rrugën, këmbësorja përplaset nga makina

Çmenduria me “Tigrat” në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për operimin dhe mirëmbajtjen e karakatinave

Atentati në Elbasan, dyshohet se objektivi ishte nipi i “Ot Kilës”/ Autori i maskuar me silikon dhe paruke me flokë të gjatë

“Na zgjojnë çdo ditë në 06:30”/ Banorët e Lagjes 5 në Durrës denoncojnë ndërtimin: Jemi me fëmijë të vegjël, zhurma është e padurueshme ...

Jennifer Lopez në Shqipëri? Blendi Gonxhja: Ja pse e refuzuam, kërkoi…

Akuzohet për shpërdorim detyre! Mbahet sot seanca paraprake për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi





