Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
AKTUALITET

Grabitën një çift të huaj nën kërcënimin e armës, arrestohet 16-vjeçari! Në kërkim bashkëpunëtori

P
Piranjat 3 July 2026, 14:55 · 2 min lexim
Grabitën një çift të huaj nën kërcënimin e

Një 16-vjeçar është arrestuar nga Policia në Shkodër për një grabitje të ndodhur tre javë më parë në aksin rrugor “Domen-Postribë”.

Sipas policisë, 16-vjeçari së bashku me tre të tjerë iu kanë vjedhur një çifti bashkëshortësh gjermanë 500 euro duke i kërcënuar me armë.

16-vjeçari është vënë në pranga, dy të tjerë të moshave 27 dhe 20 vjeç po hetohen në gjendje të lirë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

“Në vijim të punës së pandërprerë hetimore për zbardhjen e vjedhjeve, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër finalizuan operacionin e koduar “Rest time”. Në kaudër të këtij operacioni, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Renda arrestuan një 16-vjeçar, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas, të moshave 27 dhe 20 vjeç, si dhe shapllën në kërkim 1 shtetas.

Nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 09.06.2026, gjatë natës, në aksin rrugor “Domen-Postribë”, 16-vjeçari, në bashkëpunim me 3 shtetasit e tjerë, iu ka marrë 500 euro, 2 shtetasve gjermanë (bashkëshortë), të cilët po qëndronin në automjetin e tyre.

Vijon puna për kapjen e shtetasit në kërkim dhe për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.”- njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.