Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Grabitet nga persona të paidentifikuar posta në Yrshek/ Pakot e marra dyshohet se kanë sende të paligjshme

P
Piranjat21 July 2026, 16:16 · 1 min lexim
Grabitet nga persona të paidentifikuar posta në Yrshek/ Pakot e marra

Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në magazinat e një kompanie postare në zonën e Yrshekut, ku katër persona të paidentifikuar kanë marrë tre pako dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja është regjistruar rreth orës 01:10. Ende nuk dihet përmbajtja e pakove të grabitura, ndërsa kompania po kryen verifikimet për të zbuluar se çfarë dërgesash janë marrë, destinacionin dhe personat që i kishin porositur. Hetimet po vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Policia ka gjetur brenda ambienteve të biznesit një pistoletë lodër që dyshohet se u ka rënë grabitësve, ndërsa në zonën e Kasharit është gjetur një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se është përdorur për largimin e tyre. Autoritetet po hetojnë edhe mundësinë që njëra prej pakove të ketë pasur sende të paligjshme, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.