Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit!
AKTUALITET

Grabiti një makinë dhe disa banesa, arrestohet në plazhin grek shqiptari

P
Piranjat11 July 2026, 15:06 · 2 min lexim
Grabiti një makinë dhe disa banesa, arrestohet në plazhin grek

Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi dyshohet se ishte autor i disa grabitjeve në zonën e Evias veriore dhe Ftiotidës.

Sipas mediave greke, shqiptari, banues në zonën e Istiaias, kishte vjedhur fillimisht një automjet nga oborri i një banese në Edipsos. Me makinën e vjedhur ai kishte udhëtuar drejt Ftiotidës, ku dyshohet se vijoi aktivitetin kriminal.

Një ditë më pas, 44-vjeçari dyshohet se ka hyrë me forcë në banesën e një mësueseje në Nea Anhialos, nga ku ka marrë bizhuteri, orë, një laptop, një tablet dhe sende të tjera me vlerë.

Identifikimi i tij u bë i mundur pasi pronarja e banesës arriti të gjurmonte vendndodhjen e tabletit të vjedhur përmes aplikacionit të lokalizimit. Ajo njoftoi menjëherë policinë, e cila u drejtua në zonën e Glyfës në Ftiotidë.

Efektivët gjetën në automjetin e 44-vjeçarit tabletin dhe sende të tjera të vjedhura. Nga hetimet rezultoi gjithashtu se edhe makina me të cilën ai lëvizte ishte e vjedhur.

Në momentin e arrestimit, shqiptari ndodhej në plazh dhe tentoi të largohej, por u neutralizua dhe u vu në pranga nga policia greke.

Sipas autoriteteve, nga verifikimet rezultoi se 44-vjeçari ndodhej ilegalisht në Greqi që prej vitit të kaluar. Hetimet vijojnë për të zbardhur nëse ai është i përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.