Grabitja e argjendarisë/ Njëri prej autorëve hyri me kaskën e motorit brenda, zbrazi kutitë dhe iku me vrap

Detaje të reja janë zbardhur rreth grabitjes së ndodhur këtë të mërkurë në Paskuqan, ku dy persona të armatosur vodhën një sasi bizhuterish, pasi kërcënuan me armë punonjëset e argjendarisë.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 14:40 në argjendarinë "Luani", në pronësi të shtetasit L. L. ku një prej autorëve ka hyrë në biznes me kaskën e motorit në kokë dhe, nën kërcënimin e armës, ka zbrazur me shpejtësi kutitë e bizhuterive, duke i futur në një çantë. Më pas ai éshtë larguar së bashku me bashkëpunëtorin.
Sipas informacioneve paraprake, autorët lëviznin me një motor pa targa dhe ishin të armatosur me kallashnikov. Pas grabitjes, ata u larguan me shpejtësi në drejtim të zonës së Institutit Bujqësor në Kamëz.
Nga të dhënat e deritanishme, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autorët kanë arritur të marrin një sasi bizhuterish, vlera e të cilave ende nuk është bërë e ditur.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë ngritën pika kontrolli në hyrje-daljet e zonës dhe po zhvillojnë kontrolle intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Paralelisht, grupi hetimor po administron provat në vendngjarje dhe po analizon pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të grabitjes.
Lexo edhe
AKTUALITET
Zjarr masiv pranë nënstacionit 400 kV në Elbasan, flakët përfshijnë një parcelë me ullinj

‘Bunkerizim i gjykatës’/ Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve

Ndodh dhe kjo! Shmangu trafikun dhe shkoi për pazar me helikopter, 69-vjeçari habit banorët

Valëviti flamurin “Autochthon” në Guci, 19-vjeçarja shqiptare përfundon në polici dhe gjobitet nga shteti malazez

Shuma marramendëse që mund të paguajnë shqiptarët për tekat e Ramës dhe Ballukut për aeroportin e Vlorës

Zjarr masiv në një parcelë me ullinj pranë nënstacionit të energjisë në Elbasan

Euro bie në një tjetër minimum historik, gushti nis me forcimin e lekut në kulmin e sezonit turistik

Ksamil, dy të rinj me pedalone rrezikuan të mbyteshin, shpëtohen nga policia





