Shqipëria dhe Serbia e udhëheqin rajonin për sa i përket përfaqësimit të grave në pozicione drejtuese, sipas të dhënave nga Eurofound (Fondacioni Europian për Përmirësimin e Kushteve të Jetesës dhe të Punës).
Në këto dy vende, në Shqipëri rreth 33% dhe Serbi 35% e punonjësve raportojnë se kanë një grua si eprore, një shifër kjo që i përafrohet mesatares së vendeve të Bashkimit Europian dhe tejkalon ndjeshëm fqinjët e tjerë ballkanikë.
Ky nivel i drejtimit nga gratë tregon një pjekuri më të lartë të tregut të punës në drejtim të diversitetit gjinor, duke lënë pas modele më konservatore që dominonin në vitet e para të tranzicionit.
Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, kanë një prezencë më të ulët të grave në krye të bizneseve 28% dhe 32%. Edhe pse këto vende shfaqin një përpjekje për integrimin e grave në vendimmarrje, dominimi i burrave mbetet i lartë, me rreth 65-70% të pozicioneve menaxheriale të zëna prej tyre. Barrierat tradicionale janë ende prezente, por kanë filluar të lëshojnë rrugë përballë trendëve të reja të lidershipit.
Në fund të renditjes rajonale mbeten Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, të cilat shënojnë nivelet më të ulëta të grave që drejtojnë bizneset në të gjithë kontinentin europian.
Në Bosnjë, shifra e eprorëve burra i kalon 75%, ndërsa në Kosovë ky dominim arrin kulmin me mbi 80%, duke e lënë përfaqësimin e grave në nivele minimale, rreth 15-18%. Këto të dhëna konfirmojnë një hendek të thellë gjinor në këto dy tregje pune, ku figura e “shefit” mbetet pothuajse ekskluzivisht mashkullore.
Mesatarja e Bashkimit Europian (EU) për sa i përket eprorëve burra luhatet rreth 64%, çka do të thotë se rreth një e treta e punonjësve në BE kanë një grua si shefe. Në rajon, Shqipëria dhe Serbia janë vendet e vetme që arrijnë të qëndrojnë shumë pranë ose brenda kësaj mesatareje, duke treguar një nivel konvergjence me praktikat europiane të lidershipit të drejtimit në ndërmarrje.
Vendet si Suedia me rreth 50% eprorë burra dhe 48% gra apo Finlanda, përfaqësojnë barazinë më të madhe gjinore në Europë.
Disa vende të rajonit tonë performojnë më mirë se disa anëtarë të vjetër të BE-së. Për shembull, Shqipëria dhe Serbia kanë një përqindje më të lartë të grave në pozicione drejtuese se sa Greqia, ku eprorët burra zënë rreth 72% apo Malta 73%./Monitor
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
8 May07:26
Mos harroni çadrat, njihuni me parashikimin e motit për sot! Sa do të jenë temperaturat
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti paras...
AKTUALITET
8 May07:14
Vrasja e 66-vjeçarit në Sarandë, policia jep detaje: Si nisi konflikti brenda në lokal
Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme (7 maj) qytetin e Sarandës, ku një 66-vjeçar, i identifikuar si Rexhep Isma...
AKTUALITET
7 May23:35
Policia zbardh vrasjen e 66-vjeçarit në Sarandë dhe identifikon autorin! Dyshohet edhe për një të plagosur
Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Qafë Gjashtë”, në lokalin në pronësi të shtetasit Rexhep Ismaili, gja...
AKTUALITET
7 May23:16
Detaje të reja për vrasjen e Rexhep Ismailit në Sarandë, persona nga banaku iu përgjigjën autorit me automatik
Detaje të reja dalin në dritë nga atentati ndaj pronarit të karburantit Rexhep Ismaili, mbrëmjen e sotme në Gjashtë të S...
AKTUALITET
7 May22:48
Zbardhet dinamika e vrasjes së biznesmenit në Sarandë, "blindohet" zona
Detaje të reja dalin në dritë mbi vrasjen e pronarit të një pike karburanti në Sarandë, shtetasit Rexhep Ismaili, 66-vje&cced...
AKTUALITET
7 May22:32
Lirimi i drejtoreshës së AKSHI-t nga “arresti shtëpiak”, Lala: Ndërhyrja e Gjykatës së Lartë, precedent i rrezikshëm
Gjykata e Lartë ka zbutur masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke ndryshuar masën “a...
AKTUALITET
7 May22:26
A ka një garanci që drejtësia s’do shkojë te “peshqit e mëdhenj”, Dervishi: AKSHI, dosja më e rëndë e dekadës
Analisti Lufti Dervishi komentoi zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë dhe debatin mbi dosjet që përfshijnë zyrtarë t&...
AKTUALITET
7 May22:21
DEL FOTO/ Ja kush është biznesmeni i ekzekutuar në Sarandë
Në foton e mëposhtme është shtetasi Rexhep Ismaili, 66-vjeç, i cili është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në ...
AKTUALITET
7 May22:16
Hoxha: Burgjet janë mbushur me njerëz të zakonshëm, të paprekshmit janë larg qelive
Gazetari Artan Hoxha ka lëshuar akuza të forta ndaj Edi Ramës, dhe mënyrës që sipas tij, është zbatuar reforma n&e...
AKTUALITET
7 May22:10
Emri/ Atentat me armë zjarri në Sarandë, vritet pronari i karburantit
Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Sarandë.
Sipas informacioneve paraprake, viktimë ka mb...