Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
AKTUALITET

Gruaja bëhet makth i bizneseve të Tiranës, rekrutohet në Exchange si punonjëse dhe vjedh 5 mijë euro që në ditën e parë

P
Piranjat15 July 2026, 18:52 · 2 min lexim
Gruaja bëhet makth i bizneseve të Tiranës, rekrutohet në

Kumrie Zika, një hajdute seriale, është kthyer në makthin e bizneseve të Tiranës muajt e fundit.

Rasti më i freskët është i një biznesi të transfertave të parave dhe këmbimit valutor në zonën e quajtur si “Vorri i Bomit”.

Zika nuk ka zgjedhur vjedhjen ordinere duke hyrë fshehurazi apo diçka e ngjashme, por është paraqitur si e interesuar për punë. Biznesi ka vendosur ta rekrutojë, duke parë edhe nevojën për një punonjëse, dhe i dhënë mundësinë Zikës që të zbatojë planin e saj.

Gjatë ditës së parë të punës Zika ka qenë gjithë kohës e shoqëruar nga punonjësi tjetër, por vetëm në një moment prej pak sekondash shkëputje të tij, siç duket në video, ajo ka përfituar për të marrë afro 5 mijë euro në arkën e biznesit dhe për të humbur në rrugicat e lagjes me shpejtësi.

Menjëherë pas ngjarjes, biznesi i dëmtuar ka njoftuar policinë, e cila ka aksesuar kamerat e sigurisë dhe ka identifikuar menjëherë autoren, Kumrie Zika. Disa orë më pas ajo është arrestuar në zonën e “21 Dhjetorit” dhe pritet të dalë para gjykatës për akuzën e vjedhjes.

Mësohet se kjo nuk është hera e parë që Zika ndjek këtë mënyrë vjedhjeje, teksa të njëjtin plan e ka ekzekutuar edhe në 3 apo 4 raste të tjera, por me shuma më të vogla parash.

Ajo që e bën edhe më “spektakolare” këtë ngjarje është se mjafton një kërkim në “Google” me emrin e saj dhe shikon që Zika ka qenë e ftuar në disa televizione duke dhënë opinione për çështje të ndryshme.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.