Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Grupet kriminale gjithnjë e më të dhunshme në Gjermani, mes tyre edhe shumë shqiptarë

P
Piranjat22 September 2026, 18:26 · 3 min lexim
Grupet kriminale gjithnjë e më të dhunshme në Gjermani, mes

Në Gjermani vihet re një transformim i thellë i krimit të organizuar. Bandat veprojnë gjithnjë e më shumë në nivel ndërkombëtar duke përdorur metoda më brutale dhe komunikim digjital.

Enti Federal Gjerman i Kriminalistikës (BKA) konstaton një kërcënim në rritje nga krimi i organizuar në Gjermani. Në raportin vjetor mbi krimin e organizuar për vitin 2025, i cili u prezantua në Berlin, thuhet se gjatë vitit të kaluar, u regjistruan 683 procedura hetimore, niveli ky më i lartë që prej vitit 2021.

Edhe numri i personave të dyshuar u rrit me më shumë se 13 për qind, duke arritur nivelin më të lartë të pesë viteve të fundit.

Nga 7.988 persona të dyshuar që u identifikuan gjatë vitit të kaluar, 2.722 ishin shtetas gjermanë, 664 shtetas turq, 402 sirianë, 281 shqiptarë dhe 258 persona me shtetësi polake.

Shefi i BKA-së, Holger Munch, theksoi se krimi i organizuar po pëson një transformim të thellë: “Krimi i organizuar po ndryshon fytyrë. Rrjetet kriminale sot veprojnë shumë më tepër të lidhura në mënyrë digjitale, në nivel ndërkombëtar dhe me një ndarje të qartë rolesh.” Sipas raportit 69 për qind e procedurave hetimore kishin përmasa ndërkombëtare.

Pjesën dërrmuese të hetimeve për krimin e organizuar gjatë vitit 2025 e përbënin sërish veprat penale të lidhura me narkotikët. Pas tyre renditeshin veprat penale të lidhura me aktivitetin ekonomik, shkeljet tatimore dhe doganore, kontrabanda e qënieve njerëzore, krimet kundër pronës dhe pastrimi i parave.

Më shumë dhunë ekstreme dhe rekrutim adoleshentësh

Bandat kriminale në Gjermani po përdorin gjithnjë e më shpesh dhunë ekstreme për të frikësuar viktimat e tyre dhe për të imponuar pretendimet e tyre për pushtet ndaj grupeve rivale. Sipas raportit në 31 nga procedurat hetimore fokusi kryesor ishte tek kriminaliteti i dhunshëm.

Si shembull për brutalitetin me të cilin veprojnë sot shumë autorë krimesh, BKA përmend një seri shpërthimesh dhe të shtënash në rajonin e Këlnit, të cilat sipas hetimeve lidhen me vjedhjen e një ngarkese droge.

Po ashtu është rritur numri i rasteve në të cilat aktet e dhunshme porositen si “shërbim” ose kryhen nga të mitur të rekrutuar posaçërisht për këtë qëllim. Mes autorëve të rekrutuar për të kryer krime ka pasur edhe fëmijë të moshës 13-vjeçare. Në shumë raste personi që porosit krimin dhe ai që e kryen atë nuk takohen kurrë me njëri-tjetrin.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.