"Grupi i strukturuar i Akshi-t"/ Ish-drejtoresha Karçanaj i drejtohet Gjykatës së Lartë

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karcanaj ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe ka kërkuar heqjen e masës së sigurisë.
Shorti cakton si gjyqtar të shqyrtimit të kërkesës gjyqtarin e Lartë, Genti Shala.
Mirlinda Karçanaj, drejtoresha jetëgjatë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe personi që ka menaxhuar qindramilionë euro nga taksat e qytetarëve, u mor e pandehur dhe u vendos nën masën e sigurisë arrest shtëpie, bashkë me zëvendësdrejtoreshën Hava Delibashi.
Tre biznesmenë, Andis Papa, Gëzim Hoxha e Rogers Rryta, u lanë në masë sigurie ndalim të largimit nga vendi.
Mirlinda Karçanaj, u mor e pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tenderë, kryer në formën e bashkëpunimit në kuadër të një grupi kriminal, krahas Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, një biznesmen tjetër fitues i prokurimeve të AKSHI-t, kompania e të cilit SOFT & SOLUTION, pati afro 18 milionë euro të ardhura dhe pothuajse 11 milionë euro fitime në vitin 2024.
Ndaj Mirlinda Karçanaj, janë ngritur akuzat për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.
Lexo edhe
AKTUALITET
Fermë me mijëra bimë e disa kg marijuanë, arrestohen dy shqiptarë

Ndërroi jetë në hotel, shpërthen motra e 19-vjeçares ndaj komenteve për veshjen dhe buzët e bëra

Investime çdo vit dhe asfalt për fasadë, Durrësi me rrugë të shkatërruara

E reja shqiptare bisedoi me një burrë 66-vjeçar pak para se të ndërronte jetë. Zbardhen mesazhet pasi i dërgoi 220 euro

Dy telefonata të rreme alarmojnë Policinë e Tiranës

E huaja braktis fëmijën e mitur në një spital në Tiranë, policia vihet në kërkim të saj

Denoncimi/ Majmuni te Gjiri i Lalëzit në kafazin mes mbeturinave dhe pa ujë

E rëndë/ Përdhunohet 17-vjeçarja në Tiranë, shpallet në kërkim një 23-vjeçar





