Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
AKTUALITET

“Hajde me ne”/ Si u rrëmbye biznesmeni në Tiranë, tre të rinjtë u hoqën si agjentë të BKH-së (VIDEO)

P
Piranjat13 April 2026, 16:18 · 3 min lexim
“Hajde me ne”/ Si u rrëmbye biznesmeni në Tiranë, tre

Një ngjarje rrëmbimi dhe gjobëvënieje ndaj një ndërtuesi 32-vjeçar është regjistruar më 31 mars, ndërsa policia ka ndërhyrë më pas duke arrestuar dy prej autorëve dhe duke shpallur në kërkim të tretin. Në pranga kanë rënë Hysen Neza, 33 vjeç dhe Kevin Neza, 25 vjeç, ndërsa 28-vjeçari Jurgen Neza është në kërkim.

Të tre janë të afërm mes tyre dhe njihen nga policia për precedentë penalë, kryesisht për vjedhje dhe përfshirje në konflikte të ndryshme. Sipas të dhënave, ata njihen edhe si përdorues të lëndëve narkotike.

Viktima është një biznesmen nga Divjaka me inicialet F. Sula, i cili ushtron aktivitet në fushën e ndërtimit dhe ishte kthyer nga jashtë rreth dy muaj para ngjarjes. Sipas informacioneve hetimore, ai kishte qenë nën vëzhgim nga autorët për një periudhë kohe, të cilët kishin ndjekur lëvizjet e tij dhe kishin përgatitur planin e rrëmbimit.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja ka ndodhur në zonën pranë ish-Parkut në Tiranë. Në momentin kur 32-vjeçari është larguar nga një lokal dhe ka hyrë në një rrugicë, tre personat i janë afruar. Ata kanë qenë të maskuar, njëri me kapele dhe syze, ndërsa dy të tjerët me maska farmacie dhe syze. Autorët janë prezantuar si agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe, duke përdorur këtë identitet të rremë, e kanë detyruar të hipte në automjet.

Fillimisht, ata i kanë kërkuar shumën prej 2 milionë eurosh. Pas refuzimit nga ana e ndërtuesit, autorët kanë ushtruar dhunë fizike dhe më pas kanë ulur kërkesën në 1 milion euro. Edhe kjo shumë është kundërshtuar, me pretendimin se ai nuk dispononte para të tilla. Nën presion, kërkesa është reduktuar në 500 mijë euro.

Pas mbajtjes gjatë natës në një magazinë në zonën e Xhafzotajt në Durrës, ku është dhunuar, 32-vjeçari është liruar në mëngjes me kushtin që të siguronte shumën e kërkuar. Menjëherë pas lirimit, ai është paraqitur në polici dhe ka kallëzuar ngjarjen, duke dhënë detaje që çuan në identifikimin e autorëve.

Sipas hetimeve, identifikimi është bërë përmes kamerave të sigurisë në itinerarin e ndjekur nga autorët, të cilët gjatë gjithë kohës kanë qenë të veshur me rroba të zeza dhe të maskuar.

Burimet tregojnë se autorët kishin marrë informacion nga persona ende të paidentifikuar, të cilët dyshohet se u kishin dhënë të dhëna për gjendjen financiare të ndërtuesit dhe mundësinë që ai të mbante shuma të konsiderueshme parash.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.