AKTUALITET

Hall me bord e hall pa bord! Nafta drejt 230 lekë për litër, qeveria rri duarkryq

Piranjat Përditësimi i fundit 14 September 2026, 18:49
Hall me bord e hall pa bord! Nafta drejt 230 lekë për litër,

Nafta kërcen në 229 lekë, benzina në 219 lekë për litër, një ditë pas deklaratës së qeverisë për fundin e Bordit të Transparencës.

Ekspertët ngrenë dyshime për mënyrën e formimit të çmimeve dhe kërkojnë transparencë mbi koston reale të karburanteve. Ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme rrisin presionin për shtrenjtim të mëtejshëm, importet dhe konsumi i karburanteve vijojnë në nivele të larta.

“Duke qenë se konflikti në Lindjen e Mesme, duket sikur do zgjasë, Bordi i Transparencës është mekanizëm për periudhë afatshkurtër. Edhe FMN na ka këshilluar që ndërhyrje të tilla të jenë të përkohshme”, deklaroi të premten e 11 shtatorit ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj.

Në më pak se 24 orë nga kjo deklaratë, çmimi i naftës u rrit me 10 lekë duke kërcyer në 229 lekë për litër. Me 14 lekë është shtrenjtuar benzina e cila po tregtohet për mesatarisht 2019 lekë për litër. 

“Indikacion i fortë i spekulimit me çmimet. Me qeverinë që zhbëri Bordin e Transparencës dhe trupat inspektuese, përcaktimi i çmimit ka mbetur vetëm në dorë të operatorëve në tregun e karburanteve. Autoriteti i Konkurrencës ka ngritur duart prej kohësh në këtë drejtim. Pra, sot konsumatori është përballë një tregu ku mekanizmi i kontrollit është dobësuar dhe askush nuk mund të thotë me siguri nëse rritja që shohim në pompë reflekton realisht koston e importit”, deklaroi Sherefedin Shehu, ish zv/ministër i Financave.

Me qeverinë që zhbëri Bordin e Transparencës dhe trupat inspektuese, përcaktimi i çmimi ka mbetur vetëm në dorë të operatorëve në tregun e karburanteve. Autoritetit i Konkurrencës “ka ngritur duart” prej kohësh në kë drejtim.

“Tregtarët nuk shesin sot naftën që blejnë sot. Ka një kohë të caktuar midis momentit kur produkti blihet, kur mbërrin në Shqipëri dhe kur hidhet në treg. Për këtë arsye, lëvizja e menjëhershme e çmimit në pikat e shitjes nuk mund të justifikohet automatikisht vetëm me atë që po ndodh në tregjet ndërkombëtare. Duhet parë se çfarë çmimi është paguar realisht për stokun që po shitet”, deklaroi Sherefedin Shehu.

Përtej dyshimeve të arsyeshme për abuzim, për çdo një litër naftë shqiptarët paguajnë plotë 164 lekë taksa dhe tarifa.

“Në momentin që nuk ke autoriteti që ta ndjekin këtë transferim çmimesh, është e pamundur të ulësh taksat. Ne kemi një histori me gaz te lëngshëm. Edhe pse TVSH u ul nga 18 në 6 për qind, çmimi i gazit të lëngshëm në fakt është rritur”, theksoi ish-zv.ministri Shehu.

Me tensionet në Lindjen e Mesme që vijojnë, pas sulmeve në Arabinë Saudite çmimet e karburanteve mund të pësojnë rritje më tej. Megjithatë kjo nuk po ndikon te konsumi i cili mbetet në nivele rekord. Deri në korrik u importua nga jashtë një sasi prej gati 408 mijë tonë karburant. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?