Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel
AKTUALITET

Hapet tenderi i paracaktuar 2.1 milionë euro - A do vazhdojë kompania “Fusha” të pastrojë resortet e oligarkëve me paratë e shqiptarëve?

P
Piranjat18 April 2026, 23:15 · 5 min lexim
Hapet tenderi i paracaktuar 2.1 milionë euro - A do vazhdojë kompania

Prej katër vitesh, shqiptarët e varfër paguajnë dy herë për të pastruar resortet e oligarkëve, apo vilat ku jetojnë biznesmenët apo politikanët, në zonat bregdetare, duke filluar nga Velipoja për të përfunduar në Ksamil. Çdo vit, shteti shqiptar hap tendera ekstra për pastrimin e disa zonave që kanë fluks gjatë verës, teksa në këtë rast kemi një mbivendosje me tenderat që kanë hapur vetë bashkitë që kanë nën administrim plazhet apo resortet.

Me justifikimin se po heqin plehrat nga plazhet, apo për një territor të pastër në sezonin veror, qeveria akordon miliona euro dhe ka përcaktuar edhe zonat që do të pastrojë. Kësaj herë, tenderi ka një vlerë rreth 2.1 milionë euro, ndërkohë që në të kaluarën procedura ka qenë më me pak para’, por gjithmonë fituesi ka dalë i njëjti, kompania “Fusha”. Duket se, “punët e ngjashme” apo kriteret e tjera që janë vendosur, e kanë nxjerrë fituese kompaninë me pronar Shkëlqim Fushën.

Të dhënat që ka hulumtuar Vox News flasin se, edhe këtë vit, të paktën 1 nga 2 lotet, dhe kryesisht lotin që parashikon pastrimin e zonës jugore, pritet t’a fitojë e njëjta kompani, pra “Fusha”. Duke qenë një treg i mbyllur dhe me influenca tepër të mëdha nga ata që kanë ndërtuar resortet, nuk parashikohen surpriza edhe gjatë këtij viti. Por nëse fituesi dihet, përse hapen tendera dhe bëhen letra pafund, me kritere apo edhe me të dhëna të tjera?

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar Vox News, këtë vit tenderi është hapur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, ndryshe nga herët e tjera që procedurën e bënte Agjencia e Bregdetit apo edhe Ministria e Mjedisit. Në letra shkruhet se objekti i kontratës është “shërbim i pastrimit të zonës bregdetare për bashkitë Shkodër, Lezhë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë dhe Pogradec”.

Mësohet se tenderi është ndarë në 2 lote, ku loti i parë është pastrimi në zonat bregdetare në Shkodër, Lezhë, Durrës, Kavajë dhe i bregut të liqenit në Pogradec. Loti i dytë, që me shumë gjata pritet të fitohet nga kompania “Fusha” parashikon pastrimin e zonave bregdetare për Bashkitë Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë dhe Sarandë. Për të dy lotet, fondi limit është 207 milionë lekë, ose rreth 2.1 milionë euro. Kohëzgjatja e kontratës është vetëm 93 ditë.

Në dokumentet shoqëruese, të hulumtuara nga Vox News, detajohen zonat ku do të vendosen kontenierët si edhe frekuenca e terheqjes së tyre (2 herë në ditë, përgjatë fashës orare 18-00 deri në orën 06.00, gjatë 93 ditëve të sezonit turistik, pra përgjatë periudhës 15 qershor – 15 shtator 2026.

Në dokumente shkruhet se çfarë duhet bërë, si zbrazja e kontenierëve dhe ngarkimin e mbetjeve të depozituara në këto konteiner, mbledhjen dhe largimin e mbetjeve të hedhura, dezifektimin në përfundim me pluhur gëlqereje apo transportimin e mbetjeve deri në vendin e përcaktuar nga bashkia përkatëse.

Por, në realitet këto specifikime kanë pak gjasa të ndodhin, pasi çdo herë kemi parë grumbuj të mëdha me plehra në zonat bregdetare, kryesisht në ato zona që pushojnë njerëzit e thjeshtë. Ka pasur plehra në Velipojë, Shëngjin, Durrës apo edhe Spille. Pak plehra në Darëzezë dhe Vlorë, teksa në resortet e oligarkëve në Jug është punuar më shumë!

Vox News hulumtoi edhe dokumente të vjetra, duke filluar nga viti 2022 kur janë hapur për herë të parë tenderat e pastrimit të bregdetit. Në atë vit, Agjencia Kombëtare e Bregdetit hapi procedurën me objekt “shërbim pastrimi i zonës bregdetare, për Bashkitë Durrës, Sarandë, Kavajë, Himarë”. Fitues doli firma Fusha me një ofertë prej 86 milionë lekësh.

Një vit më vonë, e njëjta kompani bashkëpunoi kësaj herë me firmën Alko dhe morën një procedurë me vlerë 90 milionë lekësh. Vitet kaluan dhe sërish e njëjta kompani fitoi me radhë procedurat, duke u ndalur edhe në vitin e kaluar, ku mori rreth 1 milionë euro për lotin 2, “shërbimi i pastrimit të zonës bregdetare për Bashkitë Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Fier”. A do të vijojë të marrë sërish para’ nga tenderat e pastrimit të bregdetit e njëjta kompani?!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.