Hapja e Shkollës Kombëtare të Fluturimit/ Rama: "Black Hawk” nga SHBA do t’i shtohet këtyre forcave

Kryeministri Edi Rama njoftoi se Forcat e Armatosura të Shqipërisë po hyjnë në një fazë të re transformimi, me fokus shtimin e kapaciteteve ajrore. Gjatë ceremonisë së hapjes së Shkollës Kombëtare të Fluturimit, Rama konfirmoi rritjen e flotës së helikopterëve si "Black Hawk", si dhe krijimin e institucinove të reja të edukimit.
Përveç Shkollës së Fluturimit, Rama u shpreh se, qeveria ka planifikuar hapjen e Shkollës Kombëtare të Forcave Speciale, një institucion që synohet të shërbejë si qendër ekselence dhe të mirëpresë vendet aleate.
"Jemi gati edhe për të përballuar sfidën e përvitshme ku beteja me zjarrin është e pashmangshme. Po punohet për t’i shtuar kapacitetet për sezonin. Një numër tjetër “Black Hawk” nga SHBA do t’i shtohet këtyre forcave. Ky është njëri hap. Hap tjetër është shkolla kombëtare e forcave speciale. Do të mirëpresë kadetë nga vendet aleate.
Të dyja këto pole të reja të edukimit dhe transformimit të kthehen në pole ekselence. Dua t’i uroj sukses forcës ajrore. I siguroj forcat detare se buzëqeshja e tyre do shtrihen më tutje, me ndërtimin e anijeve në Pashaliman. Do hapim dyert e një tjetër investimi të përbashkët me KAYO për dronet që do të ndërtohen dhe do eksportohen nga Republika e Shqipërisë, pasi të kemi plotësuar nevojat e FA”, u shpreh Rama.
Lexo edhe
AKTUALITET
Eksperti italian i krimit: Mafia shqiptare kontrollon pjesën më të madhe të trafikut të kokainës në Evropë

Padia e Veliaj kundër Ols Dados/ Shtyhet seanca në Gjykatën Administrative, shkak mungesa e avokatit

Fundjavë më e freskët, parashikimi i motit për ditët në vijim

Kishin kultivuar 1874 bimë kanabis, arrestohen babë e bir në Kukës

Denoncimi/ Pamje skandaloze nga Droboniku i Beratit! Banorët: Rruga po na shkatërron makinat çdo ditë

Zjarri përfshin një banesë në Lushnje, dëme të mëdha materiale/ Zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët

SPAK kërkon sërish arrestimin e Ballukut? Klodian Braho: Mungesa e masës dëmton hetimin. Për ne deputeti s’duhet të ketë imunitet

Financial Times: Flamingot e Shqipërisë takohen me buldozerët e familjes Trump





