‘Protestuesit janë pro-evropianë’/ Eurodeputetja Paulus: Betonizimi i natyrës mund të pezullojë anëtarësimin në BE
Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian mund të përballet me një bllokim të papritur, dhe shkaku kryesor nuk është...
Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian mund të përballet me një bllokim të papritur, dhe shkaku kryesor nuk është...
Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira ka folur hapur për herë të parë mbi frikën që ndiente në fil...
Bilanci i viktimave nga dy tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën më 24 qershor ka arritur në 1,943 të vdekur, nd...
Aktivistë dhe qytetarë do të mblidhen ditën e sotme në 10:00 para SPAK, pët të dorëzuar librin “...
Ditën e sotme do të zhvillohet në Tiranë protesta e 32-të e qytetarëve, të cilët kanë kërkuar dorëheqje...
Qendra e Shqipërisë po shfaqet si zona më e goditur nga vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën, me temperatura maks...
Kur Komisioni Evropian paraqiti te vendet anëtare propozimet e tij për paketën e re të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusis&e...
Ishte shumë e lehtë për Francën, e cila e mundi 3-0 Suedinë dhe avancoi në raundin e 1/16-ave, ku do të p&eu...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashiko...
Nisin sot aplikimet për përfitim të kompensimit të TVSH-së te fermerët, nëpërmjet autofaturave të lëshuara n...

Struktura e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipërisë për vitin 2025 thelloi me tej tendencën e rënies së sektorëve prodhues, ku pesha e sektorëve primarë dhe industrialë po zëvendësohet gradualisht nga një zgjerim i sektorit të shërbimeve dhe ndërtimit.
Gjithashtu pesha e shtetit në ekonomi u rrit me tej gjatë vitit të kaluar ndikuar nga zgjerimi në punonjës dhe në rritjen e pagave në këtë sektor.
Të dhënat e fundit të zyrtare që u publikuan nga INSTAT tregojnë se sektori i bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit, dikur ndër kontribuuesit kryesorë, ka regjistruar një rënie të ndjeshme në peshën e tij në ekonominë e vendit, duke zbritur nga 15.31% në vitin 2024 në 14.59% gjatë vitit 2025. Në vitin 2019 pesha e bujqësisë në ekonominë e vendit ishte 18.4 % e PBB-së.
E njëjta tendencë rënëse vërehet edhe në sektorin e industrisë në tërësi, i cili ka shënuar një tkurrje të peshës në PBB nga 11.09% në 2024 në 10.08% në 2025, një dinamikë që ndikohet kryesisht nga industria përpunuese, e cila gjithashtu ka rënë me 0.51 pike % brenda vitit. Para pandemisë në vitin 2019, industria zuri 12.06% të PBB-së.
Arsyeja kryesore pse këta sektorë zënë një pjesë më të vogël të PBB-së në vitin 2025 është performanca e tyre negative. Bujqësia ka shënuar një rënie prej -2.50%, ndërsa industria në tërësi ka rënë me -3.72%, me industrinë përpunuese që gjithashtu ka shënuar rënie me -1.41% gjatë vitit të kaluar. Kjo tkurrje në vëllimin e prodhimit bën që pesha e tyre relative në totalin e ekonomisë të ulet.
Sakaq, sektori i ndërtimit shfaqi një trend krejt të kundërt duke rritur më tej peshën në ekonomi, duke arritur në 12.56% të totalit të PBB-së në 2025, nga 12.22% që ishte një vit më parë. Pesha e këtij sektori në ekonominë tonë u rrit me 4 pikë përqind ndërmjet 2019-2025.
Pjesa dërrmuese e zgjerimit ekonomik mbetet e përqendruar te grupi i tregtisë, transportit, aktiviteteve të akomodimit dhe shërbimit ushqimor, i cili ka zgjeruar dominimin e tij në ekonomi duke zënë 19.40% të PBB-së për vitin 2025, krahasuar me 18.89% në vitin 2024.
Rritja e peshës së këtyre sektorëve lidhet drejtpërdrejt me performancën e tyre pozitive. Sektori i ndërtimit ka pasur një rritje reale prej 4.11%, ndërsa grupi i tregtisë, transportit dhe akomodimit ka rritur vëllimin e tij me 2.50%. Këta sektorë jo vetëm që kanë rritur vlerën e shtuar, por kanë dhënë një kontribut pozitiv në rritjen e përgjithshme të PBB—së.
Sektorët e tjerë të shërbimeve kanë ndjekur gjithashtu një trajektore rritëse, ku administrata publike, arsimi, shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale janë rritur në 11.78% të PBB-së. Pesha e sektorit publik në PBB-në e Vitit 2025 u zgjeruam me 0.44 pikë për qind në raport me 2024. /Monitor
Nisin sot aplikimet për përfitim të kompensimit të TVSH-së te fermerët, nëpërmjet autofaturave të lëshuara n...
Vera ka hyrë në kulmin e saj dhe mijëra shqiptarë kanë nisur pushimet jashtë vendit. Udhëtimet po shtohen nga viti në ...
Një zjarr ka rënë në ambientet e jashtme të një fabrike të përpunimit të drurit në qytetin e Elbasanit. P...
Magjike janë pamjet e protestës së 31-të me radhë para Kryeministrisë. Me flamuj dhe pankarta, sheshi ishte i mbushur edhe sot me...
Pas fjalimeve për gati 2 orë para Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin rrugëve të Tiranës ditën e 31-të t&e...
TIRANË- Një protestues ka deklaruar se Shqipëria ka pensionet dhe rrogat më të ulëta në Europë dhe ministra të...
Mjeku Ilir Allkja ka mbajtur një fjalim me tone të ashpra në ditën e 31-të të protestës para Kryeministrisë, ku ka rendi...
TIRANË- Aktivisti Edison Lika ka folur për protestën e cila u zhvillua ditën e sotme para Parlamentit. Gjatë fjalës s&eu...
TIRANË- Protestuesja Sidorela Vatnikaj, duke folur gjatë tubimit para kryeminbistrisë theksoi se protestuesit janë paqësorë d...
Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur në Pogradec, në aksin Pogradec–Qafë Thanë, duke shtuar bilancin e ngjarjeve të re...