Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Dhuna qeveritare ndaj të miturve/ Zhupa kërkon mbledhje urgjente të Grupit Parlamentar 'Miqtë e Fëmijëve'... Elon Musk ironizon humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Ndërhyrja ime me lazer hapës... Tensione të reja në Ngushticën e Hormuzit, Irani pretendon se katër cisterna nafte janë goditur nga mina de... Dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri, zbulohet identiteti i viktimës në Bulqizë Obama reagon pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit: Amerikanët duan ndryshim Një shtet tradicionalisht i dominuar nga republikanët/ Marsha Blackburn zgjidhet guvernatorja e parë grua n... SHBA/ I mbijetoi ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës, zbulohet se e dënuara me vdekje vuan nga një formë ... AOC siguron mandatin e pestë në Kongresin amerikan, mposht shqiptarin Diam Hysenaj! Shpërthim me tritol në Lezhë, detajet e para Gjashtë vite burg të pashlyera, arrestohet në Vlorë një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar Zgjedhjet e mesmandatit, Obama: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë! Aksident tragjik në Durrës, humb jetën pasagjeri 48-vjeçar, shoferi largohet nga vendngjarja
AKTUALITET

Harta e re Territoriale votohet në 8 tetor, vetëm dy javë për diskutimin parlamentar

P
Piranjat19 September 2026, 18:35 · 2 min lexim
Harta e re Territoriale votohet në 8 tetor, vetëm dy javë

Debatet dhe kundërshtitë e shumta, edhe mes tyre në nivel vendor, nuk kanë stepur socialistët sa i përket Hartës së re Territoriale.

Përkundrazi, ritmi i procedurës parlamentare parashikohet të jetë i përshpjetuar. Gjithçka nis në Konferencën e Kryetarëve të hënën dhe më tej në Komisionin e Ligjeve me miratimin e kalendarit të punës për Reformën Administrative Territoriale, që socialistët parashikojnë ta votojnë në seancë plenare të enjten e 8 tetorit.

Burimet kanë shtuar se afati maksimal do të jetë e datës 15 për shkak dhe të llogaritjes së afateve para zgjedhjeve vendore për të lënë afatet e duhura në përgatitjen e procesit elektoral.

Diskutimet parlamentare do të zgjasin vetëm dy javë dhe nisin të mërkurën e 23 shtatorit me prezantimin në parim të ndarjes së re të propozuar nga PS, ku reduktohen 15 bashki. Seancat dëgjimore janë parashikuar të zhvillohen me:

1. Këshillin e Ministrave

2. Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë

3. Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë

4. Ekspertë të qeverisjes vendore.

Të gjitha në një ditë të vetme, programuar për më 28 shtator. Një javë i lihet diskutimitnen për nen dhe miratimit në tërësi nga Komisioni i Ligjeve më 5 tetor, për t’ia kaluar seancës së 8 tetorit, ku PS duhet të bëjë përsëri 84 votat e nevojshme. Më tej, do të jetë koha në dispozicion të Presidentit për shqyrtim dhe dekretim e më tej hyrjen në fuqi.

Propozimi i PS redukton bashkitë nga 61 aktualisht në 46, duke shkrirë Fushë-Arrëzin, Klosin, Rrogozhinën, Dimalin, Poliçanin, Patosin, Divjakën, Selenicën, Maliqin, Këlcyrën, Memaliajn, Libohovën, Cërrikun, Belshin dhe Përrenjasin.

Nga ana tjetër, PD propozon një hartë me 100 bashki, duke sfiduar mazhorancën që të dyja propozimet të hidhen në referendum.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.