Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Akademinë e Sigurisë, ku u helmuan nga ushqimi katering studentë të këtij institucioni.
Në një dalje për mediat tha se janë marrë si prova lëndë dhe ushqime të konsumuara dje nga studentët, ndërsa theksoi se hetimet po vijojnë.
“Ka qenë një ngjarje sensitive dhe për ne. Jemi njoftuar se disa prej studentëve kanë shkuar në spital. Gjendja e tyre ishte me simptoma të lehta, jo të rënduara. Kemi marrë masa për të gjithë studentët. Sa i përket veprimeve që ndërmorëm dje, arrestuam 2 personat përgjegjës që kanë kryer pjesën administrative dhe përgatitjen e ushqimeve. U shpall në kërkim dhe administratorja e firmës. U bë në bashkëpunim me AKU, bllokimi i lëndës që u përdor. Aktiviteti i subjektit tregtar nuk është ndërprerë, pasi ka dhe disa institucione të tjera ku vepron. Shkeljet konkrete do të bëhen të ditura në vijim. Për momentin kemi marrë vetëm njoftimin që këta studentë janë helmuar. Edhe sot kemi vazhduar me të njëjtën kompani. Dje u bë bllokimi i lëndëve apo sasitë ushqimore të përdorura nga studentët. Kompania vazhdon të furnizojë studentet edhe sot. Do të vijojë më tej se si do të operohet.”, tha ai.
Policia e Shtetit është një institucion në shërbim të qytetarëve dhe çdo veprim i yni ka në themel garantimin e rendit, sigurisë publike dhe zbatimin e ligjit. Pikërisht për këtë arsye, ne e konsiderojmë transparencën një element të domosdoshëm të punës sonë, sepse vetëm përmes saj mund të ndërtohet besimi reciprok mes qytetarëve dhe Policisë.
Sot dua të ndaj me ju një vendim të rëndësishëm të Policisë së Shtetit, që lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si ne komunikojmë me publikun.
Ky vendim nuk vjen rastësisht, por është rezultat i një reflektimi serioz mbi reagimet e shumta të qytetarëve, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre për impaktin negativ që krijon në shoqëri, mënyra se si përcillen çdo ditë lajmet mbi ngjarjet kriminale, dhe për shumë lajme që ne japim nga çdo qark, në përmbledhjet ditore.
I kam pritur dhe dëgjuar këto shqetësime me shumë seriozitet dhe përgjegjësi, kam kryer konsultime me specialistë të fushës, kam komunikuar me shumë nga homologët e mi në Ballkan dhe Europë, dhe më rezulton se mënyra se si veprojmë ndikon negativisht në shoqëri dhe në jetën e përditshme të qytetarëve.
Nisur nga sa më lart, Policia e Shtetit do të zbatojë një formë të re komunikimi, më të përgjegjshme, më të strukturuar dhe në përputhje me modelet më të mira evropiane.
Dua ta theksoj qartë, kjo nuk është një tërheqje nga transparenca, përkundrazi, është një hap përpara drejt një transparence më cilësore dhe më profesionale, sepse ne besojmë se qytetarët nuk kanë nevojë vetëm për më shumë informacion, por për informacion të saktë, të verifikuar dhe të përgjegjshëm, për informacion të matur që të mos ndikojë te perceptimi negativ dhe te kriminalizimi i shoqërisë.
Çfarë ndryshon konkretisht me formën e re të komunikimit?
Së pari, të gjitha të dhënat statistikore mujore dhe vjetore mbi kriminalitetin dhe sigurinë publike do të jenë të aksesueshme në mënyrë të plotë në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.
Së dyti, për ngjarjet në dinamikë, titullarët e Policisë në vendngjarje do të japin informacionin e nevojshëm për mediat dhe publikun, në kohë reale dhe të shoqëruar dhe me informacionin paraprak nga zëdhënësi i Policisë. Kjo praktikë tashmë ka nisur dhe do të konsolidohet më tej.
Së treti, drejtuesit e drejtorive vendore të Policisë, me stafet e tyre, do të zhvillojnë konferenca mujore për të bërë transparente punën, rezultatet dhe sfidat në çdo qark.
Së katërti, për ngjarje me impakt të lartë publik apo operacione të rëndësishme policore, Policia e Shtetit do të informojë në kohë dhe në mënyrë të plotë, nëpërmjet kanaleve zyrtare.
Pse po e bëjmë këtë ndryshim?
Mbingarkesa me lajme kriminale, shpesh të dhëna në mënyrë të fragmentuar apo të nxituar, krijon një ndjenjë pasigurie që jo gjithmonë pasqyron realitetin. Informacioni i pakonfirmuar dëmton jo vetëm hetimet, por edhe besimin e qytetarëve te institucionet.
Policia e Shtetit nuk është vetëm kronikë krimi, por ajo është çdo ditë në terren për parandalimin, për bashkëpunimin me komunitetin, për takimet me këshillat e sigurisë, si dhe për edukimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve.
Këto janë vlera që duhet të komunikohen po aq fort sa edhe lufta kundër krimit.
Të nderuar përfaqësues të medias, të nderuar qytetarë,
Kjo konferencë nuk duhet parë thjesht si një komunikim periodik me median, por si pjesë e një standardi të ri institucional, ku informimi publik do të jetë më i plotë, më i drejtpërdrejtë dhe më pranë shqetësimeve reale të qytetarëve. Ne jemi të vetëdijshëm se sfidat përballë rendit dhe sigurisë janë të shumta, por po aq i vendosur është edhe angazhimi ynë për t’i përballuar ato me seriozitet dhe profesionalizëm.
Qëllimi im është i qartë, të ndërtojmë një komunikim që informon, por nuk alarmon, që është transparent dhe i përgjegjshëm, që forcon besimin dhe jo pasigurinë.
Policia e Shtetit mbetet plotësisht transparente me qytetarët, por njëkohësisht më e përgjegjshme në mënyrën se si komunikon.
Qëllimi ynë nuk është thjesht të informojmë më shumë, por të informojmë më drejt, më saktë dhe gjithmonë në interes të sigurisë së çdo qytetari.
Në këtë frymë bashkëpunimi dhe transparence, jam i hapur për pyetje për çështje të cilat kanë afektuar opinionin publik gjatë muajit që lamë pas.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
7 Maj13:50
“Metamorfoza”/ Jozi Kraja dëshmon në GJKKO për vrasjen e Gjin Ndojit: Mos më pyesni më për vëllain tim!
Jozi Kraja ka dëshmuar ditën e sotme në GJKKO për vrasjen e Gjin Ndojit. Gjatë dëshmisë së tij para trupës g...
AKTUALITET
7 Maj13:11
Dyshohet se helmoi studentët me makarona, sallam dhe kos! AKU bllokon tonelata produktesh te Sori-Al
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Akademinë e Sigurisë, ku dhjetëra...
AKTUALITET
7 Maj12:43
Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, por më i ulëti për gratë
Shqipëria renditet si një nga 10 vendet që ka numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, në raport ...
AKTUALITET
7 Maj12:34
E-Albania “çmend” bizneset, sërish me probleme
Nuk ka zgjatur shumë relaksimi i bizneseve në punën e tyre me shërbimet që kryhen vetëm online, përmes platformës qeveri...
AKTUALITET
7 Maj12:15
SPAK dërgon për gjykim ish-oficerin e policisë gjyqësore, ja akuzat që rëndojnë ndaj tij
I pandehuri Igli Haxhiaj është hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg” që prej datës 27.11.2025, parashikua...
AKTUALITET
7 Maj12:08
Menuja/ Zbulohet çfarë konsumuan 56 studentët që u helmuan në Akademinë e Sigurisë
56 studentë të Akademisë së SIgurisë përfunduan në spital pasi dyshohet se u helmuan nga vakti i drekës i shërbye...
AKTUALITET
7 Maj11:56
E trishtë/ Qenushi humb syrin në një daycare për kafshë
Një incident i ndodhur në një hotel për kafshë në Tiranë ka sjellë përplasje dhe reagime mes pronarëve të...
AKTUALITET
7 Maj11:28
Uthulla me krimba që iu shërbehej studentëve të Akademisë së Sigurisë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Akademinë e Sigurisë në Tiranë, ku 56 studentë janë hel...
AKTUALITET
7 Maj11:05
Dosja Benet Beci në GJKKO/ Gjyqtarja Elsa Ulliri jep dorëheqjen, caktohet gjyqtari relatori i ri
Elsa Ulliri gjyqtare e cila ishte caktuar me short për të gjykuar dosjen në ngarkim të kryetarit të bashkisë Shkodër Benet Be...
AKTUALITET
7 Maj11:00
Avokati i Veliajt: Kemi dyshime se gjyqtari mund të jetë nën presion
Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka dalë publikisht me një deklaratë për mediat sa i përket çështjes së kryeba...