AKTUALITET

Helmoi vjehrrën, rrëfehet Marjana Cmeta: Jam e tronditur, foshnjën e ushqeja me gji në qeli

Piranjat Përditësimi i fundit 29 April 2026, 23:24
Helmoi vjehrrën, rrëfehet Marjana Cmeta: Jam e tronditur,

Në burgun e Pojskës të destinuar për gratë, mbase lufta e brendshme psikologjike është shumë më e fortë se në çdo institucion të vuajtjes së dënimit. Kjo shpjegon edhe letrat e ndjera, letrat e pazakonta të mbërritura në redaksinë e Inside Story.

‘Jam dënuar me 32 vite dhe kam bërë gati 10 vite deri tani. Dënimi më është dhënë në moshën 19-vjeçare (në kufi të moshës minorene), kam një vajzë që është po aq vjeç sa unë jam këtu. Nuk e kam shijuar mëmësinë si çdo grua tjetër’

Kjo është historia e Marjana Cmetës…

Një martesë e nisur pa formalizim ligjor, por me një bashkëjetesë të plotë brenda një familjeje, në të njëjtën banesë me prindërit e bashkëshortit, në Kamëz.

“Të dyja gratë, edhe nusja edhe vjehrra nuk kishin marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën. Ku kërkesa e llogarisë, në përditshmërinë e tyre, jo pastërtia, jo punët e shtëpisë kishte krijuar një marrëdhënie shumë të acaruar”, u shpreh gazetarja, Anila Hoxha.

Një realitet i zakonshëm për shumë familje, ku bashkëjetesa sjell edhe përplasje, edhe tensione, edhe marrëdhënie që nuk funksionojnë.

Në këtë rast, marrëdhënia që nuk funksiononte ishte ajo mes nuses dhe vjehrrës.

Sipas dosjes, raporti mes Marjana Cmetës dhe vjehrrës së saj, Lirije Lamit ishte i keq… i mbushur me mosmarrëveshje të vazhdueshme që nuk gjenin zgjidhje… por vetëm shtyheshin nga dita në ditë.

Derisa më 30 prill 2017 konflikti kalon në krim…

“E pandehura ka hedhur fotoksinë në një gotë me lëng dhe ia ka dhënë vjehrrës për ta pirë, duke i thënë se me pirjen e saj do largohej e keqja”, tha Marjana Cmeta.

Një veprim që nuk ndodh në impuls, por kërkon mendim, kërkon vendim, kërkon një hap të vetëdijshëm drejt eliminimit. Pas konsumimit të lëngut, gjendja e viktimës përkeqësohet, por nuk përfundon aty. Sipas hetimit, mendimi për finalizimin e një krimi të rëndë nuk mbaron aty…

“Pas pirjes së lëngut, gjendja shëndetësore e Lirijes u përkeqësua. Meqenëse Lirija vazhdonte të ishte gjallë, Marjana i pengoi frymëmarrjen me duar, duke e mbytur atë”.

Një akt i dyfishtë… fillimisht helmim… më pas mbytje… Për hetuesit, tregon qartësinë e qëllimit të paramenduar me kohë për të përfunduar krimin. Pra, nuk ishte një vendim momenti si pasojë e tronditjes psikologjike…

“Historia u raportua si vetëvrasje, por rezultoi se ajo jo vetëm i kishte servirur helm, i kishte thënë se helmi, pija ishte me formulë sesi të dyja të qetësoheshin që të kishin një marrëdhënie të mirë, dhe më pas teksa viktima po përpëlitej, ajo më pas edhe e mbyti. Mbaj mend në atë kohë që autorja kishte një beb të vogël që sapo e kishte lindur”, u shpreh gazetarja Anila Hoxha.

“Shumë gra që kryejnë krime të rënda kanë mungesë të ndjenjës së empatisë, ose e kanë atë në doza shumë të ulëta. Zhvillojnë trajta të personalitetit antisocial dhe ky i fundit i bën ato më të prirura për të përdorur substanca, për të shkelur norma shoqërore e për të shkelur ligje”, u shpreh psikologia Almeida Xhaferri.

Por çfarë e bën këtë histori edhe më të rëndë është ajo që ndodh menjëherë pas krimit. Sepse Marjana Cmeta nuk largohet, nuk arratiset, nuk përpiqet të zhdukë gjurmët…

Ajo shkon dhe rrëfen te një imam në një xhami në Tiranë, ku përshkruan gjithçka që kishte bërë.

Pas ngjarjes, Marjana Çmeta u paraqit te Hysen Shehu, imam i Xhamisë së Çollakëve, ndodhur te Qyteti Studenti, Njësia Bashkiake nr. 2, dhe i tregoi atij për veprimet e kryera prej saj.

Rrëfimin e Marjanës, Hyseni e regjistroi në një video, të cilën e panë Agim Lami dhe kushëriri i tij Arben Saliu. Pavarësisht njoftimeve të marra, Hyseni, Agimi dhe Arbeni nuk kallëzuan në organet kompetente krimin e rrëfyer si të kryer.

Rrëfimi i Marjanës u regjistrua në video. Më pas shihet edhe nga familjarë të tjerë. Por, pavarësisht këtij rrëfimi, krimi nuk kallëzohet menjëherë. Një tjetër hallkë heshtjeje, një tjetër moment ku e vërteta qëndron pezull pa u përballur menjëherë me drejtësinë.

Deri në ndërhyrjen e organeve hetimore… që e çojnë çështjen në Prokurorinë për Krime të Rënda. Hetimi pasoi me arrestimin e shpejtë të saj, momente në të cilat ajo ushqente fëmijën në gji.

Muajt e parë pas lindjes e kam ushqyer në burg ditë për ditë. Imagjinoni vetë gjendjen time emocionale; gati adoleshente, me fëmijë të sapolindur dhe në burg. Jam përpjekur të bëhem e fortë për vajzën time edhe pse brenda jam e rrënuar dhe gati e pashpresë.

“Për gratë të cilat i rrisin fëmijët në burg pas krimeve, se ato ndryshe nga burrat që vrasin në familje vuajnë një vendim të dyfishtë. Dhe ky nuk është vendimi i gjykatës që i dënon, por edhe vendimi i familjarëve të tyre, të cilët nuk lejojnë që fëmijët e tyre t’i takojnë. Vazhdimisht kam vërejtur lutjet dhe apelet e këtyre grave, për të ditur se ku i kanë fëmijët”, u shpreh gazetarja Anila Hoxha.

“Brenda institucionit të burgut gratë e vuajnë shumë mungesën e fëmijëve dhe një pikë tjetër që duhet rregulluar në sistemin penitenciar është që të shtohen takimet me fëmijët”, u shpreh ish-drejtoresha e burgut të grave, Xhoi Jakaj./ Inside Story

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?