Hetimet/ Erion Veliaj kërkon pavlefshmërinë e emërimit prokuror të Ols Dados, Gjykata Administrative do të shqyrtojë sot padinë

Gjykata Administrative do të shqyrtojë ditën e sotme kërkesën e bërë nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj për shpalljen të pavlefshëm të emërimit prokuror të Ols Dados.
Vetë Veliaj do të jetë i pranishëm në sallë, e njoftuar kjo nga avokatët mbrojtës.
Kryebashkiaku i Tiranës ka paditur institucionin e Presidentit të Republikës dhe prokurorin e posaçëm Ols Dado duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të vitit 2008, të firmosur nga presidenti i kohës, Bamir Topi. Sipas kërkesë-padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit sepse nuk kishte kryer shkollën e Magjistraturës.
Përplaset e ashpra mes Veliajt dhe prokurorit të SPAK Ols Dado, vijën pasi ky i fundit firmosi urdhër-arrestin për të parin e Tiranës, vendim i ekzekutuar në shkurt të vitit të kaluar.
Që prej datës 10 shkurt, Veliaj ndodhet në paraburgim dhe përballet me 13 akuza të rënda.
Lexo edhe
AKTUALITET
Paguajmë taksa mbi makina dhe qarkullimin 340 milionë euro; për mirëmbajtjen e rrugëve vetëm 36 milionë euro

U rrëmbye nga Sigurimi tek universiteti dhe u pushkatua pa gjyq, historia e Galip Hatibit! Dëshmitë që zbardhin vrasjen

Mot i paqëndrueshëm me reshje shiu! Ja sa do të jenë temperaturat sot

Kriza mbërrin deri te domatja, çmimi i kalon 400 lekë për kilogramë! Çfarë po ndodh me tregun shqiptar

Frikë nga lufta? Dritan Agolli bën tender 715 mijë euro për të rregulluar bodrumin e Kryeministrisë

Verëra false dhe kontrabandë/ Rruga detare nga Italia dhe tokësore nga Turqia, institucionet “flenë gjumë”!

“U maskuan si grup xhirimi”, ish-prokurori zbulon si planifikoi Teherani sulme terroriste në Shqipëri

Jul Deda ndjek Braçen "live" dhe pyet: Po e thotë troç se Tirana është një qytet tmerrësisht i vjedhur, por si do i marrë ai votat e soci...





