Hetimet ndaj Ballukut, merret në pyetje nga SPAK biznesmeni Alban Eftimi

Alban Eftimi, biznesmeni i kompanisë “Atelier 4”, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku ka dhënë dëshminë e tij në kuadër të hetimeve që lidhen me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja KLodiana Lala.
Paraqitja e Eftimit në SPAK vjen pas kontrolleve të kryera në fund të muajit korrik në ambientet e kompanisë “Atelier 4”. Gjatë këtij operacioni, hetuesit e posaçëm kanë sekuestruar dokumente dhe materiale që dyshohet se kanë lidhje me një projekt arredimi të një vile luksoze në jug të Shqipërisë. Materialet e marra gjatë kontrollit po shqyrtohen nga prokurorët dhe po ballafaqohen me të dhëna e prova të tjera të mbledhura gjatë hetimit.
Në qendër të verifikimeve ndodhet një vilë në Dhërmi, e cila është sekuestruar më herët nga autoritetet. Dyshimet e ngritura nga hetuesit lidhen me mundësinë që prona të jetë pasuri e padeklaruar dhe të ketë lidhje me Belinda Ballukun.
Lexo edhe
AKTUALITET
Konflikt pranë tregut të Kavajës, shoferi goditet me levë në kokë dhe përfundon në spital

Situata alarmante në Lundre, zjarri po avancon drejt Shkopetit

Alban Eftimi i "Atelier 4" dëshmon në SPAK për dosjen e Belinda Ballukut

Temperatura deri në 36°C, IGJEO: Rrezik i lartë për zjarre në 5 qarqe

'GJKKO ka marrë kompetenca të Policisë', Vishaj: Rregullorja nuk mund të bëhet vetëm për veten

Nga sot hyn në fuqi ndalimi i importit të mishit brazilian në Shqipëri

Dalin detaje nga vrasja e Viktor Bardhit, merret në pyetje një i dyshuar

EMRI/ Dhunoi me grushte punonjësin e policisë, arrestohet 27-vjeçari





