Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
AKTUALITET

Hetimet ndaj Ballukut/ SPAK kontroll te 'Atelier 4', sekuestrohen materiale për një vilë në Dhërmi

P
Piranjat 9 August 2026, 14:46 · 2 min lexim
Hetimet ndaj Ballukut/ SPAK kontroll te 'Atelier 4', sekuestrohen

SPAK ka kryer një kontroll në ambientet e kompanisë “Atelier 4”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Sipas burimeve të raportuara, gjatë kontrollit janë sekuestruar dokumente dhe materiale që lidhen me projektin e arredimit të një vile luksoze në jug të vendit. Prokurorët e posaçëm po analizojnë materialet e sekuestruara dhe po i krahasojnë ato me provat e tjera të administruara gjatë hetimit.

Bëhet fjalë për një vilë në Dhërmi, e cila është sekuestruar më herët nga autoritetet, pasi dyshohet se mund të jetë një pasuri e padeklaruar që lidhet me Belinda Ballukun. Hetimi ndaj ish-zv.kryeministres përfshin dyshime për korrupsion dhe pastrim parash.

Balluku është gjithashtu e pandehur në një tjetër dosje që lidhet me tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe lotet e Unazës së Jashtme të Tiranës.

Rreth 10 ditë më parë, ish-zv.kryeministrja u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, ku iu komunikuan akuza të reja. Në të njëjtën kohë, hetimet për çështjen u zgjatën me tre muaj të tjerë.

SPAK vijon verifikimin e dokumenteve dhe provave të mbledhura. Materialet e sekuestruara në kompaninë “Atelier 4” pritet të jenë pjesë e analizës së mëtejshme të grupit hetimor, në kuadër të hetimeve për pasurinë dhe aktivitetin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.