Hetimi i ‘review-ve’/ Tepelena njofton kallëzim penal ndaj Hitës: Nuk kemi frikë, mbrojmë lirinë e shprehjes

Aktivisti Andi Tepelena ka mbajtur fjalën e tij në protestën e 43-të kundër qeverisë së Edi Ramës, ku njoftoi një kallëzim penal ndaj drejtuesit të Policisë së Shtetit lidhur me deklaratat për hetimin e qytetarëve që kanë lënë vlerësime negative online.
Tepelena deklaroi se kallëzimi do të depozitohet pranë SPAK-ut dhe u bëri thirrje qytetarëve që besojnë te liria e shprehjes dhe shteti i së drejtës t’i bashkohen kësaj nisme.
Ai përsëriti kërkesën e protestuesve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Tepelena: Përshëndetje, dua të bëj një njoftim të rëndësishëm. Nesër... të premten drejtori i policisë deklaroi se po heton mbi 10 mijë qytetarë që kanë bërë revieë negative pa e bërë publik, mbi të cilin nen të Kodit Penal mbështetet ky hetim. Sepse nuk ka nen për revieë-të. Të hënën, pra nesër. Ora 11:00, ora 1... më falni, ora 13:00, ora 1. Para SPAK-ut do t'i përgjigjemi me një kallëzim penal drejtorit të policisë duke kërkuar hetimin e tij për shpërdorim detyre. Me këtë rast ftojmë çdo qytetar që beson se liria e shprehjes dhe shteti i së drejtës duhen mbrojtur, të vijë dhe të firmosë kallëzimin. Ne nuk kemi frikë prej tij. Lleshit apo kapiten Ramiut. Ai duhet të ketë frikë prej nesh dhe do të ketë. Pra nesër në orën 11:00, kush mundet, përpara SPAK-ut të firmosë kallëzimin penal ndaj drejtorit të policisë. Në orën 1, ora 13:00. Si ishte ajo shprehja? Rama, Rama, SPAK you! SPAK you! Rama, Rama, SPAK you! SPAK you! Rama, Rama, SPAK you! SPAK you! Rama, Rama, SPAK you! SPAK you!
Hita, Hita, SPAK you! Meqë nesër do jemi te SPAK për të bërë kallëzimin për drejtorin e policisë, i themi të njëjtën gjë dhe atij. Hita, Hita, SPAK you!
Lexo edhe
AKTUALITET
"Më dehu dhe përfitoi"/ 21-vjeçari shqiptar akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane

“Balluku kërkon të na nxjerrë nga shtëpitë!” / E moshuara nga Durrësi: 43 ditë protestë janë për ne 43 orë!

VIDEO/ Trafik kilometrik në aksin mbi Kaninë në Vlorë

Tjetër aksident në aksin Tepelenë–Gjirokastër, përplasen dy automjete

Vrasja që tronditi Dukagjinin/ Detajet e reja si u ekzekutua në pritë 40-vjeçari Aleksandër Koçeku

FOTO/ Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër–Tepelenë, motoristi niset me helikopter drejt Tiranës

A u keqpërdorën më shumë se 4.2 mln euro të shqiptarëve për një koncert? Kanye West e nxjerr zbuluar Ramën

VIDEO/ Turisti skandalizohet nga organizimi i dobët i koncertit të Kanye West: Ishte kaos





