Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra... Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Edhe në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë n... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë
AKTUALITET

Hetimi për tenderat e oksigjenit/ Sekuestrimi i telefonit nga SPAK, Kushtetuesja dërgon çështjen e Vladimirov në Gjykatën e Lartë

P
Piranjat28 July 2026, 14:47 · 2 min lexim
Hetimi për tenderat e oksigjenit/ Sekuestrimi i telefonit nga SPAK,

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sërish çështjen e Vladimir Vladimirov, administrator i një prej shoqërive nën hetim nga SPAK për tenderat e oksigjenit mjekësor.

Vendimi është dhënë nga Gjykata Kushtetuese raporton gazetarja Anila Hoxha, e cila bën me dije se gjykata ka pranuar pjesërisht kërkesën e tij dhe ka shfuqizuar vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatë së Lartë dhe ka dërguar çështjen për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Vladimirov është një nga personat e hetuar nga Prokuroria e Posaçme në një dosje të hapur që prej vitit 2021. Pas kontrolleve të SPAK dhe sekuestrimit të telefonit të tij, ai iu drejtua Gjykatës Kushtetuese duke pretenduar se i janë cenuar të dhënat personale.

Siç ka raportuar më herët gazetarja, në kërkesën e tij, Vladimirov ka kërkuar që SPAK të asgjësojë komunikimet dhe të dhënat personale të marra nga telefoni i tij, të cilat sipas tij nuk kanë lidhje me objektin e hetimit. Hetimi i SPAK lidhet me tenderimet në këtë fushë, ku gjatë veprimeve hetimore u kryen kontrolle në disa ambiente dhe u sekuestruan pajisje elektronike. Vetëm në këtë fashikull, sipas të dhënave të bëra publike, janë bllokuar rreth 30 kompjuterë.

Në tre vitet e fundit, SPAK ka sekuestruar qindra telefona në kuadër të hetimeve të ndryshme, ndërsa çështja e përdorimit të të dhënave të përftuara nga pajisjet elektronike është kthyer në një debat ligjor para Gjykatës Kushtetuese.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.