AKTUALITET

Historia e trishtë e francezes që vdiq në burg dhe u varros në një varr pa emër

Piranjat Përditësimi i fundit 27 August 2026, 07:52

Historia e trishtë e francezes që vdiq në burg dhe u varros

Më 7 nëntor 1975, nga Tetova, Dushan Manevski u ul t’i shkruante një letër Enver Hoxhës. Nuk kërkonte asgjë për veten dhe as për ndonjë të afërm. I kërkonte udhëheqësit komunist të lironte nga burgu një grua franceze rreth 70 vjeçe, Sharlota Deringer, e cila vuante dënimin në repartin nr. 318 në Qytetin Stalin, Kuçovën e sotme. Manevski kishte vetëm një arsye për t’u përpjekur ta shpëtonte: vite më parë, Sharlota kishte ndihmuar motrën e tij, Borka, kur ajo ishte gjendur në vështirësi. Tani ishte radha e tij të mos e harronte.

Letra është e shkruar me dorë, me një gjuhë të kujdesshme dhe respektin që në Shqipërinë e asaj kohe ishte pothuajse i detyrueshëm kur i drejtoheshe njeriut që kishte në dorë fatin e gjithkujt. Manevski nuk kundërshton dënimin e Sharlotës dhe nuk hyn në akuzat ndaj saj. Ai thotë se nuk ka pasur lidhje me francezen, por kujton të mirën që ajo i kishte bërë motrës së tij dhe kërkon që një gruaje tashmë të moshuar t’i falej pjesa e mbetur e dënimit. Shpresën e lidh me 29 Nëntorin, festën më të rëndësishme të regjimit, duke besuar se ajo ditë mund të sillte edhe lirinë e Sharlotës.

Ai i shkruante Enver Hoxhës:

“I dashuni shoku Enver! Po ju drejtohem me lutje dhe besoj se do të më bani një të mirë në lidhje me lirimin nga burgu të Sharlota Deringer, plakë 70 vjeçare franceze që gjindet tue vuejtë dënimin në repartin 318 në Qytetin Stalin. Në Shqipni ka për më vuejtë edhe tri vjet tjera. Kjo franceze ka ndihmue motrën time Borka Poshka në çdo pikëpamje kur ajo si refugjate e mjeruar, ndaj saj ju lut ta përkrahni të dalë nga burgu në liri. Besoj se propozimi im gjen mirëkuptimin e Republikës Popullore të Shqipërisë. Unë jam maqedonas, por dëshiroj përmirësimin e marrëdhënieve në mes të Shqipërisë dhe Jugosllavisë – dy vendeve socialiste fqinje. Pres ta lironi Sharlotën me rastin e ditës së çlirimit të Shqipërisë – 29 Nandori. Shqipnija rroftë përgjithmonë në Ballkan!”

Në fund të dy faqeve Manevski vendosi emrin, adresën e tij në Tetovë dhe datën. Ndoshta mendonte se kishte ende kohë. Deri më 29 Nëntor kishin mbetur tri javë dhe ai shpresonte se një kërkesë për mëshirë, e bërë në emër të një gruaje rreth të shtatëdhjetave, mund të gjente një përgjigje.

Por historia e Sharlota Deringer mori një tjetër fund. Burime për fatin e saj tregojnë se francezja ishte dënuar në Shqipërinë komuniste nën akuzën se ishte spiune e shërbimit sekret francez. Ajo nuk e fitoi lirinë që Manevski kërkonte për të. Sharlota vdiq në burgun e grave po në vitin 1975 dhe u varros në Kuçovë, në një varr pa emër.

Kështu, dy faqet e shkruara në Tetovë marrin sot një kuptim tjetër. Ato nuk janë vetëm një kërkesë drejtuar Enver Hoxhës, por gjurma e një përpjekjeje të fundit për të shpëtuar një njeri që dikur kishte bërë mirë dhe që, kur vetë u gjend në nevojë, kishte dikë që ende e kujtonte. Dushan Manevski nuk mund t’i ofronte Sharlotës as avokat, as liri dhe as rrugën për t’u kthyer në Francë. Mund të bënte vetëm atë që bëri: t’i shkruante njeriut që vendoste mbi fatet e njerëzve dhe t’i kujtonte se pas numrit të një reparti burgu ndodhej një grua e moshuar.

Nuk dihet nëse Sharlota e mori vesh ndonjëherë se nga Tetova dikush kishte shkruar për të, se kishte kujtuar të mirën që ajo i kishte bërë motrës së tij dhe se kishte kërkuar që 29 Nëntori t’i sillte lirinë. Ajo që mbeti ishte letra, ndërsa gruaja për të cilën u shkrua nuk arriti të dilte e gjallë nga burgu. Francezja rreth 70 vjeçe, e dënuar si spiune, vdiq larg vendit të saj dhe u varros në Kuçovë, në një varr pa emër.

Historia e saj është vetëm një prej mijëra historive njerëzore që fshihen pas statistikave të persekutimit komunist në Shqipëri. Pas çdo dënimi, burgu, internimi apo ekzekutimi kishte një emër, një familje, njerëz që prisnin dhe letra që kërkonin mëshirë. Regjimi nuk u mjaftua gjithmonë me marrjen e lirisë; shumë prej viktimave të tij u privuan edhe nga e drejta për një varr ku familjarët të mund t’i qanin.

Prandaj dy faqet e Dushan Manevskit janë më shumë se një dokument i vjetër arkivi. Ato janë një dëshmi e vogël, por therëse, e mënyrës se si funksiononte një diktaturë ku për lirinë e një gruaje të moshuar duhej t’i luteshe udhëheqësit dhe ku mëshira mund të mos vinte kurrë. Krimet e komunizmit nuk janë vetëm numra dhe dosje të mbyllura në arkiva. Ato janë edhe histori si kjo e Sharlota Deringer: një grua që humbi lirinë, humbi jetën dhe në fund mbeti edhe pa emër mbi varr.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?