Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

P
Piranjat19 July 2026, 11:14 · 2 min lexim
“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit

Koncerti i Kanye West në Tiranë nuk solli përfitimet e pritshme për turizmin, por u kthye në një mundësi abuzimi për disa biznese, ndërsa qeveria nuk arriti të mbrojë konsumatorët.

Kështu u shpreh eksperti i turizmit Isa Krasniqi në studion e News24, teksa komentoi organizimin e koncertit të zhvilluar javën e kaluar në kryeqytet.

Sipas tij, evente të tilla janë të nevojshme për vendin dhe sollën mijëra vizitorë, por problem mbetet mënyra se si u menaxhua akomodimi. Krasniqi deklaroi se rritja ekstreme e çmimeve të hoteleve dëmtoi imazhin turistik të Shqipërisë.

“Festivale të tilla i duhen vendit. 25 mijë të huaj erdhën për festivalin, por dolën të pakënaqur për akomodimin. Hotel me 3 yje me 3500 euro. Nëse abuzojmë, do të shkojmë edhe një herë në zemër. U bë një abuzim spektakolar. Mu bllokua i gjithë sistemi i akomodimit dhe të gjithë u ankuan. Nuk abuzoi Durrësi, por Tirana”, tha ai.

Eksperti theksoi se koncerti nuk mund të konsiderohet një dështim, por mënyra e menaxhimit dhe mungesa e kontrollit ndaj çmimeve krijuan pasoja negative për sektorin.

“Rëndësi ka çfarë fitoi Shqipëria dhe ne fituam një imazh të keq. Çmimet e hoteleve shkuan deri në 10-fish më shtrenjtë. Ky ishte një autogol për turizmin. Nëse nuk mbrojmë konsumatorin, do të jemi humbësit më të mëdhenj”, u shpreh Krasniqi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.