AKTUALITET

Hoxha: Burgjet janë mbushur me njerëz të zakonshëm, të paprekshmit janë larg qelive

Piranjat Përditësimi i fundit 7 May 2026, 22:16
Hoxha: Burgjet janë mbushur me njerëz të zakonshëm, të

Gazetari Artan Hoxha ka  lëshuar akuza të forta ndaj Edi Ramës, dhe mënyrës që sipas tij, është zbatuar reforma në drejtësi në Shqipëri. Ai deklaroi se edhe institucionet europiane po kuptojnë se vendi ka probleme serioze strukturore që pengojnë përparimin, ndërsa arrestimet e kryera nga SPAK, sipas tij, nuk mund të konsiderohen sukses pa vendime përfundimtare gjykatash.

Hoxha kritikoi ashpër edhe gjendjen në burgje. Sipas tij, një pjesë e madhe e të paraburgosurve janë persona të ndëshkuar nga ‘fushata shtetërore’ të iniciuara nga Edi Rama për energjinë elektrike, ndërtimet pa leje apo parkimet. Hoxha foli edhe për skandalin e AKSHI-t, ku persona të lidhur me institucionin kishin përfituar prona dhe pasuri në mënyrë të paligjshme përmes kontrollit të sistemeve dixhitale dhe hipotekës.

Hoxha u shpreh se, Edi Rama është ‘njeriu që ngriti sistemin dhe sot ankohet për sistemin’.

‘Më në fund edhe Parlamentit Europian po i mbushet mendja që ka një problem të dukshëm, të madh, i cili po e pengon vendin të eci përpara. Dhe nuk e mbulon dot edhe arrestimet që janë bërë, që ka bërë SPAK-u, se janë thjesht arrestime, nuk janë dënime. E ke parë vendimin e gjykatës ti?

S’kemi vendim gjykatës. Ne kemi thjesht arrestime. Po të jap vetëm një shembull. Në raportin e fundit që mbajti kreu i SPAK-ut në, në KLP, tha për vitin 2025, te administrata, zyrtarët e lartë dhe politikanët, kemi sekuestruar tha 1,100,000 euro, kemi konfiskuar vetëm 100,000 euro.

Është turp 100,000 euro i bëj foristrada atyre. Gjithë ky shtet dhe gjithë, ai, ai i AKSHI-t, Beqiraj, thoshte ëndrra ime këtë vit është të blej jaht. Dhe në fund të vitit blinte jaht 1 milion e gjysëm euro. Dhe ti shkon e kap, thua i kam konfiskuar vetëm 100,000 euro? Këtë ka mbrojtje më të mirë Rama sot, thotë ne guxuam dhe bëmë reformën për drejtësi që s’e ka bërë askush.

Ndërkohë reforma na krijoi këto probleme. Raporti i Eurostatit ishte, Shqipëria thotë ka 182 burgosur për 100,000 banorë. Është një nga vendet me numër më të lartë të të arrestuarve. Dhe ku shkojnë këta të arrestuarit? Kush, kush janë të arrestuarit në këtë vend?

Karçanaj sot doli, të arrestuarit në këtë vend janë 4,000 veta brenda, që janë të padënuar, po janë këta të fushatave. Fushata për mospagimin e energjisë elektrike, fushata për ndërtimet pa leje, fushata për parkimet dyshe.

Pra, ne kemi futur popullin në burg, se popullin kemi çuar në burg. Dhe gjithë kjo reformë çfarë na krijoi? Stanjacioni nga 18,000 dosje sot, të ka çuar në 200,000. Sot na mungon gjysma e gjyqtarëve që duhet të kishim në sistem dhe na mungon 43% e prokurorëve që duhet të kishim në sistem.

A e mban mend, a e mban mend rastin e Ben Ahmetaj? Pra, kur Rama e ka seriozisht dhe i dorëzon ata të vetët, çfarë u bënte? E mban mend çfarë bënte? Së pari i shkarkonte nga detyra, jua hiqte imunitetin politik, pra nga partia, dhe ja dorëzonte të qëruar.?

Ndërkohë, në rastin konkret, sepse u trash zullumi, ata normale që do të afrohen e do të vijnë aty. Atëherë, edhe ndodhi kjo situata tjetër. Dhe sot njeriu që i ka mbushur burgjet plot, me politikat shtetërore, sot pa pritmazi kujtohet dhe thotë, dale thotë, çfarë bëmë, i kemi mbushur burgjet me të paraburgosur.

Ore kush i ka futur të paraburgosurit? Dhe për çfarë janë futur? Kush është sot akuza kryesore që kanë të paraburgosurit në këtë vend? Dhe për çfarë i mbajnë? Se aty mbahen prapë me paratë e taksapaguesve.

Pra, ti je njeriu që nga 2013-ta që krijove këtë situatë. Se burgjet nuk u mbushën për një ditë. Ne kemi bërë disa amnisti. Burgjet janë mbushur pak e nga pak, me, me terezi dhe erdhëm në këtë situatë. Dhe më e bukura pastaj, kur i thua BE-së që ne po godasim pandëshkueshmërinë, atëherë vijnë tek të pandëshkueshmit.

Dhe paraqitet dy ish-presidentë dhe dy ish-kryeministra, Meta dhe Berisha. Pastaj kryetari i partisë tjetër aleate që është Mediu, skandali i madh i, i Gërdecit, se tek të paprekshmit. Pastaj ë, jam dhe unë ndër të nxehtë atje, se jam ndër të paprekshmit, paraqitemi të hënën e parë të muajit.

Pra, edhe unë dhe Karçanaj, që i ka marrë peng atje njerëzit, kemi të njëjtën masë sigurie. Karçanaj atje, që kishte në dorë sigurinë e këtij vendi, ka qarkulluar me qindra milionë euro. Që ka bërë, ne e kemi parë tek ajo zyra e famshme atje, që nuk dihet se çfarë ka ndodhur ende sot, nuk i kemi të qarta akoma.

Kemi parë vetëm 1/8 , 7/8 e ajsbergut janë poshtë. Ne kemi parë nga një vendimi që mori para dy javësh GJKKO-ja, që ky grupi i AKSHI-t, kishte blerë dhe pyllin rreth e rrotull atyre ndërtesave të veta. Pra ishin 70 hektarë dhe pylli aty me gjithë çakallin brenda, dhelprat, çfarë ka pylli.

I ka vënë gardh aty, s’futesh dot. Dhe si i kishin marrë? Po pra, duke kontrolluar AKSHI-n, duke kontrolluar hipotekën, duke i mbivendosur, se hartat sot janë dixhitale. Kush e bënte?

Ky është sistemi. Dhe në fund fare do të them që ta mbyllte këtë rast se dëgjova Ramën me vëmendje sot. E përmendi prapë atë teorinë e vet. Këtu tha, nuk janë problem njerëzit, është problem sistemi. Sistemi tha, që korrupton njerëzit. Tani më fal, kush e ngriti këtë sistem? Kush është kreu i kësaj organizate kriminale që ngriti sistemin? Pra, njeriu që ngriti sistemin, sot qahet dhe thotë shiko, është sistemi, jo njerëzit’, tha Hoxha.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?