Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Hoxhaj: SPAK po tenton të amnistojë Edi Ramën! Pse nuk heton Tunelin e Llogarasë, ku shkuan 50 milionë euro?

P
Piranjat21 September 2026, 11:39 · 3 min lexim
Hoxhaj: SPAK po tenton të amnistojë Edi Ramën! Pse nuk heton

Një vit pasi Belinda Balluku u mor e pandehur, Gazetari dhe autori i emisionit “Plug” Julian Hoxhaj shpreh shqetësim për ritmin e ngadaltë të hetimeve të SPAK-ut. Ai ndalet te projekti i Tunelit të Llogarasë. Ai nënvizon se SPAK duhet të hetojë se kush përfitoi 50 milionë euro. I ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ Hoxhaj thotë se SPAK po amniston kryeministrin Rama, edhe pse në dosje  ka mesazhe që e lidhin drejtpërdrejt kryeministrin me përcaktimin e tenderave.

“Më shqetëson ngadalësia e procedurave e SPAk në raport me korrupsionin galopant të dyshuar, deri në prezumimin e pafajësisë, të Belinda Ballukut.

Një vit nga moment që Balluku u  mor e pandehur, (Në tetor 2025) Unë vijoj të kem dyshim se si ka mundësi që një minister që ka administruar miliarda euro buxhet në vetëm dy procedura prokurimi që ka hetuar SPAK ka dokumentuar nga një vilë. Llogaritni sa procedura prokurimi janë bërë.

Dhe unë po i kthehem tek pika zero, tek atje ku nisi hetimi, te tuneli i Llogarasë. Ndoshta Belinda Balluku nuk ka përfituar asgjë dhe nuk dua që të ngre akuzë ndaj Belinda Ballukut. Mirëpo ka një dyshim shumë të madh sepse tuneli i Llogarasë ka kaluar si në heshtje. Ne bashkë e kemi denoncuar në emisionin "Plug" një urë që i mungon atij tuneli, që urojmë që në ditë me reshje ai dheu i hedhur për të krijuar pikërisht, për të krijuar atë trasenë e rrugës mos të përfundojë atje te vilat ku ka dhe Belinda Balluku pjesën e saj sipas SPAK. Kemi 50 milionë euro dividend, pra fitim, që kompania e cila u kontraktua, e fitoi tenderin dhe më pas nënkontraktoi një kompani tjetër, i ka marrë po themi në tavolinë, dhe këto janë të dokumentuara. Po, kushdo mund të futet në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe t'i, t'i shohë dhe t'i vërtetojë.

Tani pyetja ime është: përse këto 50 milionë euro nuk po hetohen? I përfitoi kompania, për çfarë i përfitoi kompania? Apo 50 milionë euro janë ndarë me njerëz të cilët e morën Belinda Ballukun, e çuan në Ankara dhe e ulën me, po themi, biznesmenët turq, përfituan tenderin për herë të dytë?

 Ne kemi mësuar që në përgjimet apo në transkriptet e mesazheve që janë zbardhur nga SPAK deri më sot, ka mesazhe që e lidhin drejtpërdrejt kryeministrin me përcaktimin e tenderave. A nuk do duhet që minimalisht kryeministri të ishte thirrur. Pra sot nuk është më çështja e Belinda Ballukut Pra, nëse SPAK po tenton që nëpërmjet po themi Belindës edhe kujdesit që po tregon ndaj Belinda Ballukut të amnistojë Edi Ramën, kjo është po themi një tragjedi e vërtetë'

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.