Humb kontrollin e motomjetit në Mirditë, humb jetën 38-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë.
Policia njofton se një shtetas nga Kosova dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë, drejtuesi i motomjetit me inicialet L. D., 38 vjeç, është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Rrëshenit, por pavarësisht ndihmës së marrë, ka humbur jetën.
“Në afërsi të fshatit Fan, Mirditë, shtetasi kosovar me iniciale L. D., 38 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe, për pasojë, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Rrëshenit, ku, pavarësisht ndihmës së marrë, ka humbur jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Vijon lufta me zjarret në Mallakastër, dy helikopterë dhe dhjetëra efektivë në aksion

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Bie zjarr në një banesë dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale

“Kemi mbetur tre jetimë”-letra e nipit të Selam Musait drejtuar Enver Hoxhës për nënën e burgosur

ERRU nis rishikimin e metodologjisë së tarifave të ujit, afati i aplikimeve shtyhet në nëntor





