"Humba gjithçka", rrëfimi prekës i shqiptarit pasi gruaja dhe djali gjetën vdekjen në aksident

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Greqi, pasi një aksident i rëndë rrugor në zonën e Serres i mori jetën një 43-vjeçareje dhe djalit të saj 21-vjeçar.
Mes dhimbjes së madhe, bashkëshorti i gruas dhe babai i të riut ka rrëfyer momentet e vështira pas humbjes së dy njerëzve më të dashur për të.
“Humba edhe gruan edhe fëmijën. Ata po shkonin në punë, nuk e di çfarë ndodhi, humba gjithçka,” u shpreh ai.
Sipas mediave greke, aksidenti ndodhi rreth orës 07:30 të mëngjesit në rrugën provinciale Amfipolis–Drama, pranë zonës së Paleokomit në Serres. Makina me të cilën udhëtonin nëna dhe djali u përplas ballë për ballë me një kamion, ndërsa të dy humbën jetën në vendngjarje.
Shoferi 56-vjeçar i kamionit deklaroi se po lëvizte në korsinë e tij me një shpejtësi rreth 75-80 km/orë, kur automjeti i viktimave humbi kontrollin dhe kaloi në korsinë e kundërt.
“Isha normalisht në korsinë time. Papritur pashë makinën që vinte drejt meje. U përpoqa të shmangesha, por nuk munda. Më përplasi dhe ndodhi tragjedia,” tha ai për median greke Mega.
Familja shqiptare jetonte prej vitesh në Paleokomi. Nëna dhe djali punonin në të njëjtën kompani, me seli në plazhin e Ofrynit, dhe mëngjesin e së premtes ishin nisur drejt vendit të punës kur ndodhi aksidenti fatal.
Shoferi i kamionit mbeti i plagosur lehtë dhe u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Tentova të manovroja, por…”/ Zbardhet dëshmia e shoferit të kamionit në aksidentit tragjik në Serres, dalin fotot e nënës dhe djalit shq...

Pasuria që helmon vendin/ Beralb me 15 milionë euro fitime nga bakri shqiptar, por pas minierave mbeten lumenj të ndotur dhe fshatra në a...

35 vite nga eksodi i madh/ 20 mijë shqiptarë zbarkuan në Bari, kujtimi historik me Kledi Kadiun

Zaptimi i hapësirës publike në Spille, procedohen dy persona

“Katër javë pa analiza”/ Qytetarja nga Shkodra ngre shqetësimin: Laboratori shtetëror i mbyllur deri më 1 shtator





