Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me murin, ndërron jetë në Spitalin e Traumës, Aleks Uka

Aleks Uka, i cili u aksidentua ditën e sotme në segmentin rrugor Fushë Arrëz-Bajram Curri, në fshatin Porav ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Në fillim u mësua se aksidenti kishte ndodhur si pasojë e një përplasjeje mes motorit dhe një automjeti tip fuoristradë, ndërsa verifikimet e kryera në vendngjarje kanë zbardhur detaje të tjera.
Sipas informacioneve paraprake, Aleks Uka humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me murin anësor të rrugës. Fuoristrada e përmendur nuk ka qenë e përfshirë në aksident, por është ndalur në vendngjarje për t’i ardhur në ndihmë të plagosurit.
Pas aksidentit, Uka u transportua fillimisht në spitalin e Bajram Currit dhe më pas me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Lexo edhe
AKTUALITET
Media italiane: Marrëveshja Meloni-Rama rrezikon të dështojë, qendrat në Shqipëri drejt mbylljes

Humbi kontrollin e mjetit në Fushë Arrëz–Bajram Curri, ndërron jetë në spital shoferi

Shqiptarët me rrogën më të ulët në Europë

Banorët e Shtrezës në Kukës lihen në harresë/ Mungesa e infrastrukturës rrugore izolon zonën. 20 familjet të rrezikuara

Devijuan rrjedhën e lumit Devoll dhe rrezikuan tokat bujqësore/ Arrestohen 3 persona dhe shpallet në kërkim administratori 22-vjeçar

Humbje 485 mln lekë në 3 muaj/ Albpetrol, Albgaz dhe Hekurudha Shqiptare thellojnë krizën financiare

Do të bënin vrasje, dalin fotot e dy prej të arrestuarve

Aksion në Vlorë, shemben ndërtimet mbi kanalet kulluese





