Ministria e Mbrojtjes i jep tenderin 15 milionë euro kompanisë së përfshirë në skandalin evropian të korrupsionit
Ndërsa Shqipëria përballet çdo verë me zjarre masive dhe mungesë të kapaciteteve për t’i përballuar ato, ...
Ndërsa Shqipëria përballet çdo verë me zjarre masive dhe mungesë të kapaciteteve për t’i përballuar ato, ...
Protesta e 66-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është shoqëruar edhe këtë herë me mesazhe simbo...
Për të dytën ditë radhazi, banorët e Këlcyrës, së bashku me punonjës të administratës bashkiake, dolë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një denoncim nga qytetari dixhital, i cili informon se sot me urdh&e...
Qytetarët kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, në protestën kundër qeverisë së Edi Ramës...
Për të ndërtuar një stallë lopësh në fshatin Pezë e Madhe të Tiranës duhet firma e Kryeministrit. Edhe pë...
Ka përfunduar afati i aplikimeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa në garë janë regjistruar pesë...
Austria ka regjistruar temperaturën më të lartë në historinë e saj, pasi termometri arriti në 40.8°C të dielë...
Lista Serbe të martën dorëzoi ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Sup...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shkëputet nga rutina e përditshme e politikës dhe ka nisur pushimet në bregdetin e Dhërmiut...

Albpetrol, Albgaz dhe Hekurudha Shqiptare regjistruan së bashku një humbje neto prej 485.1 milionë lekësh në tremujorin e parë të vitit 2026, rreth 34% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Përkeqësimi erdhi kryesisht nga Albpetrol, humbja e së cilës pothuajse u dyfishua, ndërsa rënia e të ardhurave të tri kompanive ishte dukshëm më e shpejtë se ulja e shpenzimeve.
Sipas raportit të Ministrisë së Financave, të ardhurat e kombinuara të tri ndërmarrjeve shtetërore zbritën në rreth 772.7 milionë lekë, nga 1.36 miliardë lekë në tremujorin e parë të vitit 2025, me një rënie prej 43.3%. Shpenzimet ranë me një ritëm më të ulët, me 27.1%, nga 1.73 miliardë në rreth 1.26 miliardë lekë. Si rezultat, humbja e përbashkët u zgjerua nga 362.1 milionë në 485.1 milionë lekë.
Albpetrol mbajti pjesën dërrmuese të rezultatit negativ, me një humbje neto prej 358.4 milionë lekësh, ose rreth 74% të humbjes së përbashkët të tri kompanive.
Të ardhurat e shoqërisë ranë në 642.1 milionë lekë, nga 1.27 miliardë lekë në tremujorin e parë të vitit të kaluar, një tkurrje prej rreth 49.4%. Shpenzimet zbritën në rreth 1 miliard lekë, por rënia e tyre prej 31.6% nuk mjaftoi për të kompensuar përgjysmimin e të ardhurave. Për pasojë, humbja u rrit me 86.4%, nga 192.3 milionë lekë një vit më parë.
Problemet financiare të Albpetrol nuk kufizohen vetëm te fillimi i këtij viti. Kompania e mbylli vitin 2025 me 1.57 miliardë lekë humbje neto, nga 490.9 milionë lekë humbje në vitin 2024. Në fund të vitit të kaluar, detyrimet totale të shoqërisë kishin arritur në 18.15 miliardë lekë, rreth 1.86 miliardë lekë më shumë se në vitin 2024.
Hekurudha mbetet me humbje pavarësisht rritjes së të ardhurave
Raporti vëren se edhe Hekurudha Shqiptare regjistroi një humbje neto prej 93.9 milionë lekësh në tre muajt e parë të vitit. Rezultati negativ ishte më i ulët se humbja prej 135.9 milionë lekësh e së njëjtës periudhë të vitit 2025, por kompania vijoi të shpenzonte ndjeshëm më shumë sesa të ardhurat që gjeneronte.
Të ardhurat u rritën me rreth 40.4%, nga 91.9 milionë në 128.9 milionë lekë, ndërsa shpenzimet qëndruan në 222.8 milionë lekë. Aktiviteti i kufizuar për shkak të punimeve në rrjetin hekurudhor ka vijuar të ndikojë në aftësinë e shoqërisë për të realizuar të ardhura.
Në fund të vitit 2025, Hekurudha Shqiptare kishte regjistruar 214.7 milionë lekë humbje neto, me të ardhura prej 980.9 milionë lekësh dhe shpenzime prej rreth 1.2 miliardë lekësh. Detyrimet totale të kompanisë arritën në 11.94 miliardë lekë në fund të tremujorit të parë 2026.
Albgaz varet nga një klient i vetëm
Ndërkohë, kompania shtetërore “Albgaz” raportoi vetëm 1.6 milionë lekë të ardhura gjatë tremujorit të parë, kundrejt shpenzimeve prej 34.4 milionë lekësh. Humbja neto arriti në 32.8 milionë lekë, lehtësisht më e ulët se 34 milionë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Aktiviteti i Albgaz është i përqendruar te një klient i vetëm, Albpetrol, çka i kufizon të ardhurat dhe i krijon kompanisë vështirësi likuiditeti. Shoqëria e kishte mbyllur edhe vitin 2025 me 89.7 milionë lekë humbje, pas një rezultati negativ prej 103.4 milionë lekësh në vitin 2024.
Kapitali i Albgaz zbriti në 625.1 milionë lekë në fund të tremujorit të parë, nga 713.5 milionë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. /ekofin.al
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e pesë të rinjve në Sarandë, të cilët dyshohet se ishin nisur pë...
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit dhe strukturat e Bashkisë Vlorë kanë vijuar aksionin për shembjen e objekteve të ndë...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, pas njoftimit se në vendin e quajtur “Qafa e Vidhit” kishte rën&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në segmentin Fushë Arrëz–Bajram Curri, në fshatin Porav. Bëhet...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fi...
Ministria e Drejtësisë ka përcjellë pranë autoriteteve franceze dokumentacionin zyrtar për ekstradimin e biznesmenit Ermal Beqir...
Rritja e tarifave të ujit po përdoret në disa raste më shumë për të mbuluar pasojat e keqmenaxhimit dhe joeficiencës s...
Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar në Sarandë pas një operacioni të Policisë të koduar “Sil...
Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, është paraqitur...
Ministria e Drejtësisë i ka përcjellë autoriteteve franceze dokumentacionin për ekstradimin e biznesmenit Ermal Beqiraj. Bashkën...