AKTUALITET

Hyri 16 vjeç në burgun e Burrelit dhe po dilte i verbër: Letra e Dushan Nue Malajt drejtuar Enver Hoxhës pas 10 vitesh dënim

Piranjat Përditësimi i fundit 26 August 2026, 08:21

Hyri 16 vjeç në burgun e Burrelit dhe po dilte i verbër: Letra

Ka shumë mënyra për të treguar se çfarë ishin burgjet politike të komunizmit shqiptar. Mund të numërohen të dënuarit, vitet e burgimit, të pushkatuarit, të internuarit. Mund të flitet për Burrelin, Spaçin, kampet e punës dhe qelitë ku kaluan dekada mijëra shqiptarë. Por ndonjëherë mjaftojnë dy faqe të shkruara me dorë nga një i burgosur.

Më 10 shkurt 1963, nga burgu i Burrelit, Dushan Nue Malaj nga Sevasteri i Vlorës i shkruante Enver Hoxhës.

Kur ishte arrestuar, më 16 korrik 1953, nuk kishte mbushur ende 16 vjeç. Kur shkruante letrën kishte kaluar pothuajse dhjetë vjet në burg.

Dhjetë vjet që për të nuk kishin marrë vetëm adoleshencën dhe rininë.

Dushan Nue Malaj shkruante se gjatë vuajtjes së dënimit ishte sëmurur nga “chorio-retinitis disseminata”. Syrin e djathtë e kishte humbur plotësisht. Në të majtin, sipas asaj që shkruante vetë, i kishte mbetur vetëm 2 për qind shikim.

Për rreth 18 muaj ishte kuruar në Spitalin Civil të Tiranës. Raportet mjekësore, sipas letrës, kërkonin që ai të qëndronte në një vend me klimë të përshtatshme dhe të ishte nën kontrollin e një mjeku specialist okulist.

Por ai ishte kthyer në Burrel.

Dhe në Burrel, shkruante, nuk kishte specialist.

Rreziku tashmë ishte që të humbiste edhe syrin tjetër.

Kështu, një njeri që kishte hyrë në burg pa mbushur 16 vjeç, pas një dekade të kaluar brenda sistemit penitenciar të diktaturës, gjendej përpara një mundësie të tmerrshme: të dilte prej tij pa mundur të shihte.

Në vitin 1963 ai kishte përfituar nga amnistia, por i kishin mbetur ende rreth tre vjet për të vuajtur. Për t’i shpëtuar atyre tre viteve dhe, mbi të gjitha, verbërisë, iu drejtua vetë Enver Hoxhës.

Dushan Nue Malaj shkruante se vinte nga një familje e varfër, se nuk kishte ndihmë ekonomike prej saj dhe as ndonjë njeri tjetër që mund ta ndihmonte. Gjendjen e tij e përshkruante si “mizerie”.

Dhe pastaj përpiqej të jepte garancinë që sistemi kërkonte prej tij: se nuk përbënte më rrezik për shoqërinë.

Në thelb, një njeri pothuajse i verbër, pas dhjetë vitesh burg, duhej të argumentonte se nuk ishte i rrezikshëm.

Ai nuk kërkonte dëmshpërblim për vitet që i ishin marrë. Nuk kërkonte t’i kthehej rinia. Në atë letër kërkonte diçka shumë më elementare: të lirohej që të mund të jetonte në Vlorë ose në Tiranë, pranë një okulisti, dhe të përpiqej të shpëtonte atë pak shikim që i kishte mbetur.

Letra përfundon pa revoltë dhe pa zemërim. Përfundon ashtu siç përfundonin shumë lutje të njerëzve që e dinin se jeta e tyre varej nga një pushtet absolut:

“Me shpresë se lutja ime do të merret parasysh, me nderime.”

Dushan Nue Malaj.
Rep. 321, Burrel.
10 shkurt 1963.

Burgu i Burrelit nuk ishte një sfond rastësor i kësaj historie. Ai mbetet një nga simbolet më të errëta të represionit komunist në Shqipëri, vendi ku u mbajtën për vite e dekada kundërshtarë politikë, klerikë, intelektualë dhe njerëz të shpallur armiq nga regjimi. Izolimi, sëmundjet, mungesa e kushteve dhe vitet e gjata të dënimeve ishin pjesë e realitetit të atij sistemi burgjesh.

Dushan Nue Malaj ishte një nga njerëzit brenda atij realiteti.

Dhe pikërisht sot, më 23 gusht, në Ditën Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare dhe Autoritare, letra e tij merr një peshë tjetër. Jo sepse është e vetmja. Përkundrazi, sepse pas saj qëndrojnë mijëra histori të tjera shqiptare të mbetura në dosje, arkiva, letra burgjesh dhe kujtesën e familjeve.

Regjimet totalitare nuk shkatërronin vetëm kundërshtarët e tyre. Ato merrnin vite jete, familje, shëndet, rini dhe dinjitet. Dhe burgjet e komunizmit shqiptar janë një nga vendet ku kjo histori është shkruar në formën e saj më brutale.

Në rastin e Dushan Nue Malajt, ajo mund të përmblidhet në vetëm pak rreshta.

Hyri në burg pa mbushur 16 vjeç. Kaloi aty pothuajse dhjetë vjet. Humbiste shikimin ndërsa ishte i burgosur. Dhe kur në njërin sy nuk shihte më fare e në tjetrin i kishte mbetur vetëm 2 për qind, iu desh t’i shkruante Enver Hoxhës për t’i kërkuar leje që të dilte e të përpiqej të mos mbetej përgjithmonë në errësirë.

Kjo është arsyeja pse 23 gushti nuk është vetëm një datë në kalendarin europian.

Në Shqipëri, është edhe dita për të hapur përsëri këto letra.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?