AKTUALITET

I akuzuar për vrasjet e Rinasit, Ylli Zalla thyen heshtjen: Bandat kanë paguar 500 mijë euro për kokën time, Emiljano Shullazi më dërgoi njerëz

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Korrik 2026, 23:41
I akuzuar për vrasjet e Rinasit, Ylli Zalla thyen heshtjen: Bandat

Ylli Zalla, person i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit në lidhje me atentatin e ndodhur në nëntor të vitit të kaluar në Rinas, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, ka reaguar sërish nga arratia duke mohuar çdo përfshirje në këtë ngjarje.

Teksa Policia e Shteti ka kryer një sërë kontrollesh në banesën e tij, Zalla është shfaqur pikërisht në shtëpinë e tij ku dhe ka folur për gazetarin Spartak Koka dhe ka dhënë versionin e tij të ngjarjes, duke këmbëngulur se nuk ka asnjë lidhje me atentatin e Rinasit.

Ai pretendon se në momentin kur ndodhi ekzekutimi ndodhej në banesën e tij në Fushë-Krujë, ndërsa më pas ishte larguar për disa orë drejt Patokut dhe për ngjarjen është informuar vetëm pasi është kthyer dhe ka dëgjuar lajmet.

Zalla shprehet se lëvizjet e tij mund të verifikohen përmes kamerave të sigurisë në zonë, duke shtuar se kontrollet e ushtruara nga policia në banesën dhe ambientet në pronësi të tij nuk kanë gjetur asnjë provë komprometuese.

“Mua s'më lidh asgjë, nuk kam lidhje fare. Vetëm në televizor i kam parë pamjet filmike. Nuk i njoh vrasësit. Nuk i kam shitur askujt as armë, as makinë. Shteti e di pse vjen te unë, për të mbuluar gjërat e tyre. Shefi i zonës e di”, ka thënë Zalla, teksa më tej deklaron se është vënë në shënjestër jo vetëm nga autoritetet, pro edhe nga persona të lidhur me Emiliano Shullazin, i cili ka qenë dhe një mik i mirë me Gilmando Danin.

Sipas pretendimeve të Zallës, këta persona kanë shkuar në banesën e tij dhe i kanë kërkuar të betohej se nuk kishte asnjë lidhje me atentatin.

“Do dorëzohem, të dalë e vërteta dhe të zbardhet ngjarja e Rinasit. Mua më kanë futur në hasmëri. Më ka futur shteti në hasmëri me ngjarjen e Rinasit. Më kanë ardhur njerëz që të bëj be me zakon. Më kanë ardhur njerëzit që të bëj be për burrni. I kam bërë be si ta dojë ai, sepse nuk kam lidhje fare me këtë punë”, shprehet ndër të tjera Zalla, teksa më tej ka ngritur akuza të forta ndaj Policisë së Shtetit, duke pretenduar se janë duke bashkëpunuar me grupet kriminale.

Ai është shprehur se është vënë në dijeni se janë ofruar shumë të mëdha parash për eliminimin e tij, duke pretenduar se kjo bëhet për të mbyllur dosjen e atentatit pa zbardhur autorët e vërtetë.

“Shteti t'i zbardhë dhe jo të më turrët mua. E kam zbuluar në mënyrë private që shteti do të më vrasë. Kanë paguar bandat 500 mijë euro që të vrasin Ylli Zallën. Bandat me shtetin”, ka thënë ai.

Ylli Zalla: Automatikisht nuk kam lidhje me atë ngjarje. Thjesht, më datën 12 në Fushë-Krujë më ka pyetur shefi i zonës, Burim Dragusha, me një oficer tjetër: "Ku e ke vëllain?" Vëllai ishte në burg. Të nesërmen, mbasdite, nga ora 1-2, më ka ardhur në kontroll policia. Policia ka ardhur dhe më ka marrë një oficer policie: "Jemi te shtëpia jote." Ata kanë kontrolluar. Unë kam qenë në Fushë-Krujë. Në lidhje me ngjarjen, kur është bërë, unë kam qenë me një Fati Alla, duke ngrënë bukë te shtëpia ime. Ai ka ikur për në shtëpinë e vet, unë kam ikur te një miku im në Patok. Kur jam kthyer nga Patoku, kam dalë në rrugë të Krujës dhe aty kam marrë vesh që ishte bërë një ngjarje në Rinas.

Pastaj kam ikur në Fushë-Krujë, në qytet, kam pirë kafe dhe kam ardhur në shtëpi. Kur ka ndodhur ngjarja, kam qenë te shtëpia. Kamerat janë te fabrika. Këtu jam 100%, s'kam lidhje. Nuk e di i ka marrë shteti apo jo kamerat. Pas tre ditësh doli që kanë kapur arsenal të madh armësh. Nuk kanë gjetur asgjë te shtëpia dhe kasollet e mia. Kjo është kasollja ime, këtu nuk më kanë kapur asgjë. Këtu kanë ardhur në datën 13-14. Unë s'kam qenë në shtëpi fare, ika se kisha punët e mia. Më ka marrë një shef i Krimeve. I thashë: "Hajde më merr, sa ta laj makinën", dhe erdha. "Hajde se po vij unë", më tha. Kur vij unë nga rruga mbrapa, shoh policinë. Kanë bërë kontroll.

Spartak Koka: Kur e more vesh që po akuzoheshe për Rinasin?

Ylli Zalla: E kam kuptuar kur e dhanë lajmet. Unë nuk erdha fare këtu nga frika.

Spartak Koka: Kur doli në media që ti kishe lidhje me Rinasin, çfarë mendove?

Ylli Zalla: U habita. Si ka mundësi kjo punë? Çfarë më bëri mua shteti kështu? Burim Dragusha, dy ditë më parë, më ka thënë: "Ku e ke vëllain?" "Vëllai është në burg", i thashë. Sot më ka kërkuar, më thotë: "Do të të bëj be me 40 burra." Burim Dragusha dhe Krenar Estrefi, shefi i Krimeve, në bashkëpunim, këta i kanë bërë.

Spartak Koka: Çfarë të lidh ty me vrasjen e Rinasit?

Ylli Zalla: Mua s'më lidh asgjë, nuk kam lidhje fare. Vetëm në televizor i kam parë pamjet filmike. Nuk i njoh vrasësit. Nuk i kam shitur askujt as armë, as makinë. Shteti e di pse vjen te unë, për të mbuluar gjërat e tyre. Shefi i zonës e di.

Spartak Koka: Të kam parë që ke postuar në rrjetet sociale, te JOQ ka dalë edhe një video e jotja. Ke qenë i revoltuar?

Ylli Zalla: Kam qenë i revoltuar se më është turrur shteti këmba-këmbës të më kapë dhe të më vrasë. Në mënyrë private... të mbyllin dosjen e vet. Nuk është i zoti të zbardhë ngjarjen, të hapë kamerat. Ka fikur dritat në Rinas, siç thonë në televizor. Gilmando Danin dhe Shullazin nuk kam pasur konflikt. I njoh, mund t'i kem takuar nëpër burgje.

Do dorëzohem, të dalë e vërteta dhe të zbardhet ngjarja e Rinasit. Mua më kanë futur në hasmëri. Më ka futur shteti në hasmëri me ngjarjen e Rinasit. Më kanë ardhur njerëz që të bëj be me zakon. Më kanë ardhur njerëzit që të bëj be për burrni. I kam bërë be si ta dojë ai, sepse nuk kam lidhje fare me këtë punë. As kam shitur, as nuk do shes. Shteti t'i zbardhë dhe jo të më turrët mua. E kam zbuluar në mënyrë private që shteti do të më vrasë. Kanë paguar bandat 500 mijë euro që të vrasin Ylli Zallën. Bandat me shtetin.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan