Dita e 16-të e protestës/ Studentët pas marshimit në kryeqytet, rikthehen te Ministria e Arsimit
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rru...
Autoriteti tatimor i Hungarisë ka bastisur disa lokacione dhe ka bërë arrestime. Bastisjet erdhën pas një raporti të 25 gushtit t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, por vendosi të vaz...
Studentët në Universitetin e Korçës kanë vijuar bojkotin e mësimit, në mbështetje të protestës studentore e ...
Apeli i GJKKO këtë të enjte ka liruar nga qelitë e paraburgimit biznesmenin Ervis Lami, i cili është i akuzuar në dosjen ndaj ish-drejtorit të ARRSH, Evis Berberi.
Lami, pronar i firmës “Daam”, akuzohet nga SPAK se merrte tendera të paracaktuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Prokuroria e Posaçme kërkoi 4 vite shërbim prove për Lamin, pasi ai bashkëpunoi me drejtësinë.
Dyshohet se gjatë drejtimit të ARRSH nga Evis Berberi, kompania “Daam” merrte tendera me vlera të mëdha, të cilat dyshohet se ishin të paracaktuara.
Njoftimi i Apelit të GJKKO-së:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar Florjan Kalaja, sot më datë 30.04.2026, disponoi për çështjen penale nr. 119 akti, datë 22.04.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit E.L, “Ankim kundër vendimit nr. 233 akti, datë 19.03.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt:
Zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, dhënë ndaj shtetasit E.L me vendimin nr. 21, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në një masë tjetër më të butë, si ajo e “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ose “Garancia pasurore”, në vlerën që gjykata mund të vlerësojë të drejtë për plotësimin e nevojave të sigurimit”, si vijon:
1. Ndryshimin e Vendimit 233 Regjistri Themeltar, datë 19.03.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
2. Revokimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj Z. E.L të caktuar me Vendimin nr. 21 Akti, datë 13.03.2024 dhe të verifikuar me Vendimin nr. 27, datë 16.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i Z. E.L nga paraburgimi, nëse liria e tij personale nuk kufizohet për ndonjë shkak tjetër ligjor.
4. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.
5. Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar. U shpall në Tiranë, sot më datë 30.04.2026.
Hetimet ndaj Beberit
Evis Berberi, u arrestua me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme që dyshon se ai është përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash. Si bashkëpunëtor të tij në skemën korruptive në pranga ranë edhe dy biznesmenë, administrator të dy kompanive private, Valter Begaj dhe Ervis Lami për të njëjtat akuza. SPAK beson se të tre ata me anë të dy kompanive private të administruara së bashku, ligjërisht dhe indirekt, vunë në jetë skemën korruptive dhe të pastrimit të parave.
Në një njoftim zyrtar Prokuroria tha se i arrestuari Valter Begaj, administrator i kompanisë Net Group SHPK, përfitoi 3 tendera në kohën kur Berberi ishte Drejtor i Përgjithshëm për Efiçencën e Energjisë me vlerë totale 137.4 milionë Lekë dhe 3 tendera të tjerë, me vlerë 101.8 milionë Lekë, kur ai drejtonte ARRSH-n.
Për fitimin e këtyre tenderave, kjo kompani rezulton se i ka kaluar në rrugë bankare mbi 223 milionë Lekë kompanisë tjetër DAAM SHPK, për të cilën SPAK thotë se ishte në zotërim indirekt nga Evis Berberi, por administrohej nga i arrestuari tjetër Ervis Lami me bashkëortak Valter Begajn.
Hetuesit dyshojnë se këto vlera monetare janë investuar në pasuri të paluajtshme të blera nga kompania DAAM SHPK, duke çuar kështu në tjetërsimin e tyre me qëllim pastrimin e parave të përfituara nga korrupsioni.
Reshje të shkurtra shiu, kanë mjaftuar për të krijuar probleme serioze përmbytjesh në disa zona të Fier. Sipas denoncimeve t...
Policia Kufitare dhe Dogana kanë goditur dy raste të kontrabandës së veshjeve dhe pijeve alkoolike nga Porti i Durrësit ditën e so...
Ervin Mata, biznesmeni kontravers i ndërtimit i akuzuar nga SPAK për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge dhe krijim organizate...
Administratori i “Alko Impex”, Arbër Abazi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK. Raportohet se paraqitja e ...
Sateliti “Albania 1”, i prezantuar vite më parë nga qeveria si pjesë e projektit të mbikëqyrjes satelitore për kontrol...
Administratori i “Alko Impex”, Arbër Abazi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK. Raportohet se paraqitja e Ab...
Transformimi digjital në Ballkanin Perëndimor po kalon nga aksesi në internet drejt një përdorimi më cilësor, ndonëse me...
Një operacion i policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Mirditë, ku është zbulu...
Nën drejtimin e Greta Bardelit, në cilësinë e kryesueses së Këshillit për Legjislacionin u zhvillua sot mbledhja e radhë...
Një makinë është përfshirë nga flakët në autostradën Durrës-Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë fshati...