Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

I arrestuar për tentativë vrasjeje në familje, ndërron jetë në QSUT i paraburgosuri 91-vjeçar

P
Piranjat 3 April 2026, 15:48 · 2 min lexim
I arrestuar për tentativë vrasjeje në familje, ndërron

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në Tiranë, ku një i paraburgosur ka ndërruar jetë në spital. Sipas një deklarate zyrtare, rreth orës 14:10 të datës 3 prill 2026, ka humbur jetën në Reanimacionin Qendror në QSUT shtetasi Medat Spahiu, 91 vjeç. Mësohet se shkak i vdekjes ka qenë një emboli pulmonare dexter.

I ndjeri, i datëlindjes 10 prill 1935 dhe banues në Xhafzotaj, Durrës, ishte arrestuar më 14 mars 2026 për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë”. Burime zyrtare bëjnë me dije se më 17 mars ai ishte futur në IEVP Durrës nga Komisariati i Policisë Durrës, por për shkak të gjendjes shëndetësore ishte mbajtur nën kujdes mjekësor në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës.

Më pas, në datën 19 mars 2026, ai është transferuar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, në pavijonin e pneumologjisë, ku ka marrë trajtim të specializuar. Pas disa ditësh trajtim, më 31 mars 2026 është bërë dalja nga ky spital dhe më pas është shtruar në QSUT. Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, duke bërë që në orën 22:34 të datës 2 prill të shtrohej me urgjencë në Reanimacionin Qendror.

Mjekët e kanë diagnostikuar me emboli pulmonare dexter, hipertension arterial, diabet mellitus, gjendje pas A.V.C. si dhe frakturë subtrokanterike në anën e majtë. Autoritetet bëjnë me dije se po ndiqen të gjitha procedurat për rastin, ndërsa janë njoftuar organet përkatëse si dhe familjarët e të ndjerit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.