Begaj dekreton hartën e re territoriale, Shqipëria shkon në 46 bashki
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar hartën e re administrativo-territoriale të Shqipërisë, duke i hapur rrugë zba...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar hartën e re administrativo-territoriale të Shqipërisë, duke i hapur rrugë zba...
Grupet kriminale shqiptare në Itali duket se po zgjerojnë aktivitetin e tyre përtej trafikut të drogës, duke investuar kapitalet e p&e...
Shtetet e Bashkuara po mbështesin një plan për rifillimin e furnizimit të Evropës me gaz natyror rus përmes gazsjellësve q&eu...
Fantazia e “Rilindjes” së Edi Ramës për të blerë vota dhe ndikim në zgjedhje shkon përtej limiteve të njohu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka kritikuar ashpër mënyrën se si është zbatuar ligji për investimet strate...
Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion i vogël privat u rrëzua në një zonë të banuar në Flo...
Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të ri ndaj Iranit, duke deklaruar se lufta do të përfundojë shum...
Binance, bursa më e madhe e kriptomonedhave në botë për nga vëllimi i tregtimit ditor, është përballur me një prej...
Kryeministri Edi Rama përsëri edhe këtë të hënë ftesën për dialog ndaj studentëve dhe pedagogëve që...
Inteligjenca artificiale po kthehet në një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve amerikanë, jo vetëm për shkak të ...

Një grup operacional i Policisë së Tiranës është përqendruar për 48 orë me radhë në kodrat e Fushë-Krujës, pikërisht në fshatin Zallë, me synimin e vetëm për lokalizimin dhe arrestimin e të fortit të zonës, Ylli Zalla.
Një nga njerëzit më të kërkuar për akuzën e mbajtjes së një arsenali të madh të armëve në banesë, Ylli Zalla, përgjatë këtyre 8 muajve, u kthye në një personazh sfidues për Policinë e Shtetit.
I rrethuar mirë mes shtëpive të fisit Zalla, në fshatin Zallë, shumë pranë Fabrikës së Çimentos, Ylli Zalla arriti t’i shpëtojë dy herë aksioneve të repartit Special RENEA.
Pas çdo aksioni të dështuar të policisë, Ylli Zalla shfaqej në media sociale si “Tik-Tok” dhe emisione televizive, duke akuzuar direkt shefin e krimeve të komisariatit të Fushë-Krujës dhe shefin e Komisariatit se kanë dashur ta eliminojnë fizikisht.
Për më tepër, Zalla kalonte në akuza të rënda se Policia e Shtetit e kishte futur në konflikt gjakmarrjeje, duke e përfshirë në mënyrë të padrejtë në ngjarjen e rëndë të ndodhur në RINAS, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe Mustafa Shaljani alias Muçi Sheqeri.
Ky karshillëk që i shpalluri në kërkim Ylli Zalla i bënte Policisë së Shtetit, ka sjellë mobilizimin me kujdes të një skuadre operacionale, e cila përgjatë 48 orëve është vendosur në kodrat e fshatit Zallë të Fushë-Krujës, me qëllim lokalizimin e personit shumë të kërkuar, Ylli Zalla.
Zalla është lokalizuar shumë shpejt dhe gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm është mbajtur në mbikëqyrje nga ajri përmes një droni. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në zonën ku qëndronte Ylli Zalla, kanë hyrë forcat e policisë RENEA.
Zalla është rrethuar, duke mos i lënë asnjë mundësi për t’u larguar. Ai është dorëzuar më pas, teksa shumë pranë tij RENEA sekuestroi një armë automatike kallashnikov me 3 karikatorë të ngjitur në trup.
Aktualisht ndaj Zallës është ngritur akuza e “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municioneve”, “Armëve shpërthyese”, “Mbajtja dhe përdorim i simboleve të policisë” si dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Një tjetër aksident është regjistruar në rrugën që lidh Durrësin me Shijakun, ku një kamion është p&eum...
Një grup të rinjsh kanë protestuar sërish ditën e sotme para ambienteve të SPAK, duke kërkuar hetim dhe drejtësi p&eum...
Mijëra fatura të lëshuara nga bizneset dhe të pranuara nga sistemi, rezultojnë të pafiskualizuara. Pak ditë pas çmim...
Konflikti në Sarandë, zbardhet ngjarja ku u dhunua shefi i krimeve të komisariatit, Maeto Bakalli. Bakalli kishte ndërhyrë p&eu...
Gjykata e Posaçme ka vendosur vijimin e masës së sigurisë caktuar në mungesë ndaj 31-vjeçarit të ekstraduar së...
Një aksident është shënuar sot në zonën e Plazhit, në lagjen 13 të Durrësit, ku një këmbësor ë...
Finalizohet operacioni policor i koduar “Fundi i Arratisë”, për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rreziks...
I moshuari, një shtetas shqiptar që vinte nga Tirana, vuante tashmë nga probleme shëndetësore Një shtetas shqiptar 85-vje&ccedi...
Vijojnë edhe sot radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës. Radha krijohet kryesisht për vonesa ng...
Ylli Zalla, një prej personave më të kërkuar nga policia, është arrestuar këtë të hënë në ...