AKTUALITET

I dashuri i vrau të bijën, flet nëna e vajzës shqiptare: Nuk shprehu asnjë emocion! Dënimi i pamjaftueshëm

Piranjat Përditësimi i fundit 11 September 2026, 18:25

I dashuri i vrau të bijën, flet nëna e vajzës shqiptare: Nuk

“Nuk është një dënim i përshtatshëm, sepse nuk janë marrë parasysh shumë gjëra”.

Me një zë të vendosur, por të shënjuar nga dhimbja, Morena Corbellini, nëna e Aurora Tilas, 13-vjeçares që u hodh nga ballkoni më 25 tetor 2024 në Piacenza, reagoi në emisionin “Ore 11” lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit të Bolonjës për të ulur nga 17 në 15 vjet dënimin ndaj ish-të dashurit të saj, i cili ka pranuar autorësinë e krimit.

Corbellini renditi ato që, sipas saj, nuk janë marrë në konsideratë në mënyrë të duhur, duke nisur nga paramendimi, i cili, sipas saj, del qartë nga aktet e çështjes, deri te sjellja e të riut menjëherë pas krimit.

“Fillimisht e mohoi, më pas pranoi vrasjen pa treguar asnjë emocion”, theksoi ajo. “Ndërsa dje, çuditërisht, në sallën e gjyqit qau”.

I dashuri i vrau të bijën, flet nëna e vajzës shqiptare: Nuk

Një detaj që nëna e viktimës e sheh si një kontradiktë dhe që shton hidhërimin e saj për faktin se nuk iu dha mundësia të dëshmonte gjatë procesit gjyqësor.

“Besoj se është thelbësore t’u jepet zë atyre që nuk kanë zë, viktimave që mbeten pas”, u shpreh ajo, duke kujtuar se prej vitesh familjet kërkojnë që palës civile t’i kushtohet më shumë vëmendje, pasi shpesh, sipas saj, “nuk merret në konsideratë dhe nuk mbrohet”.

Një mungesë që, sipas saj, ka dëmtuar thellësisht besimin e saj te sistemi i drejtësisë italiane. Kërkesa e saj përfundimtare iu drejtua drejtpërdrejt institucioneve: “I kërkoj qeverisë të ndryshojë ligjet dhe t’i bëjë ato më të ashpra”.

Corbellini ka frikë se dënime të tilla të reduktuara mund të përcjellin një mesazh të rrezikshëm. “Me dënime kaq të lehta, kush e di sa persona mund të ndihen të autorizuar të bëjnë atë që iu bë vajzës sime”, përfundoi ajo. /PiranjatNews/

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?