I dënuar me 24 vite burg për vrasje me paramendim, arrestohet në Angli 60-vjeçari shqiptar, pritet ekstradimi

Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës me 24 vite burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Sipas autoriteteve, arrestimi u bë falë koordinimit informativ dhe operacional mes Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, në vijim të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.
Sopoti ishte shpallur në kërkim pasi më 24 dhjetor 1999 dyshohet se vrau me armë zjarri automatike shtetasin me iniciale B. K.
Interpol Tirana po vijon bashkëpunimin me Interpol Manchester për përfundimin e procedurave të ekstradimit të 60-vjeçarit drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare.
Lexo edhe
AKTUALITET
FOTO/ Ky është polici 35-vjeçar që u gjet i vrarë në Kukës

Nga Ervis Martinaj te Nuredin Dumani/ SPAK mbyll hetimet për 9 të pandehur të dosjes “Metamorfoza”, çështja dërgohet për gjykim në GJKKO...

Ndahet nga jeta akademiku Emin Riza, studiuesi i shquar i trashëgimisë kulturore shqiptare

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug! Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

“Më quajtën hero i popullit”, flet Zebervoki, sqaron të vërtetën e largimit nga policia!

Stuhia në Sarandë, Policia Kufitare shpëton 8 mjete lundruese në det, dy skafe fundosen në portin e Limjonit

Kontroll në orët e para të mëngjesit në burgun e Drenovës, Laert Haxhiu kapet sërish me telefon

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026





