I dha telefonin Veliajt, ish-polici i Burgjeve në gjyq: Kishte shumë pushtet, foli me gruan dhe të vëllanë

Ish-punonjësi i Drejtorisë së Burgjeve, Fatjon Baçi, i akuzuar nga SPAK se i ka dhënë një telefon celular kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar nga gjykata një masë më të butë. Nëpërmjet avokatit të tij, Baçi deklaroi se veprimi i kryer nuk ka pasur qëllim kriminal.
Sipas mbrojtjes, Veliaj e ka përdorur telefonin vetëm për të kontaktuar bashkëshorten dhe vëllain e tij, pa zhvilluar biseda të paligjshme. Avokati theksoi gjithashtu se klienti i tij është i vetmi anëtar i familjes që siguron të ardhura, duke i kërkuar gjykatës të marrë parasysh rrethanat personale dhe familjare në caktimin e dënimit.
"Fatjon Baçi ka bërë një gabim njerëzor përballë një njeriu si Erion Veliaj, që gëzonte pushtetin që gëzonte. Veliaj ka biseduar me vëllain dhe gruan e tij dhe nuk ka bërë asnjë bisedë kriminale, përndryshe nuk do t’ia jepte celularin. Kërkoj që Gjykata të japë një dënim më të lehtë duke marrë në konsideratë se nuk kam pasur qëllim kriminal dhe duke marrë parasysh rrethanat familjare, që jam i vetmi njeri i punësuar në shtëpinë time”, deklaroi avokati.
Lexo edhe
AKTUALITET
Tjetërsimi i pronave në Durrës/ Gjykata konfirmon masat e sigurisë për të dyshuarit, 4 persona ende në kërkim

Detaje nga vrasja e Eglant Koçit/ Si u fsheh autori Armand Shakaj në Elbasan duke ndryshuar pamjen

Tjetërsimi i pronave në Durrës/ Gjykata konfirmon masat e sigurisë për të dyshuarit, 4 persona ende në kërkim

“Sy të nxirë e flokë të shkulur”/ Babai i 17-vjeçares së dhunuar: Policia nuk mori masa, mjekët i bënë një serum dhe e përcollën ...

Takimi i Arubës/ Avokati i njohur publikon emrat e zyrtarëve të Ramës që morën pjesë

Ra nga lartësia dhe u mbyt në lumin Mat, gjendet trupi i 33-vjeçarit Erkin Lika

Marius Gjika, fitues i medaljes së argjendtë në olimpiadën e matematikës në Pekin

Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës/ 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?





