Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj
AKTUALITET

I dha tenderin mikut të tij dhe gënjeu në SPAK, vihet nën hetim anëtari i KPP, Kreshnik Tërnova

N
Nga Elton Qyno10 July 2026, 10:31 · 2 min lexim
I dha tenderin mikut të tij dhe gënjeu në SPAK, vihet nën

Kreshnik Tërnova, anëtari i Komisionit të Prokurimeve Publike është vënë nën hetim nga prokuroria e Posaçme SPAK, për akuzën e “Dëshmisë së reme” dhe “Shkeljes së pabarazisë dhe ankandeve publike”.

Emri i Tërnovës, është shënuar në rregjistrin e personave nën hetim, pasi gjatë hetimeve të kryera është mësuar se ai i ka dhënë një tender mikut të tij.

Pak kohë më parë Tërnova u ftua në SPAK, për tu marë në pyetje si person që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes. Gjatë marjes në pyetje, Tërnova, ka mohuar njohjen me mikun e tij që i dha tenderin në KPP-ë, duke pohuar se nuk e njihte fare këtë individ.

Ndërsa të kundërtën ka treguar biznesmeni, i cili gjatë marjes në pyetje në SPAK, ka pranuar se ka njohje dhe miqësi të ngushtë me Kreshnik Tërnovën, nga i cili kishte fituar dhe tenderin në KPP.

Njohja dhe miqësia mes tyre është provuar dhe nga kçyrja e telefonit të biznesmenit. Nisur nga kjo situatë, prokuroria e Posaçme ka vendosur të marë nën hetim, Kreshnik Tërnovën, për akuzën e “Dëshmisë së reme” dhe “Shkeljes së pabarazisë në tendere dhe ankande publike”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.